Detyrimet tatimore mund ti paguani dhe me këste

Detyrimet tatimore mund ti paguani dhe me këste

177
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit që kanë ende detyrime për të shlyer, se tani mund t’i paguajnë dhe me këste. Por si fillim janë disa hapa që duhen ndjekur për kushtet dhe detyrimet për të cilat lidhet marrëveshja me këste dhe afati i zgjatjes së kësaj marrëveshje. Tatimpaguesi duke justifikuar paaftësinë likujduese të përkohshme financiare, mund të paguajë me këste një detyrim tatimor të papaguar.

“Marrëveshja me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason, vitin në të cilin është lidhur ajo. Në rastet e marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar. Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Tatime të një natyre të tillë, por pa u kufizuar vetëm në to, përmenden:

Tatimi mbi vlerën e shtuar

Tatimi i mbajtur në burim

Kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore

Ndonjë lloj takse e cila llogaritet, mblidhet e mbahet nga tatimpaguesi.

Hapat për nënshkrimin e marrëveshjes

Hapat që duhen ndjekur për të nënshkruar një marrëveshje me këste janë:

Hapi I: Kërkesë me shkrim drejtuar drejtorisë rajonale tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar. (Shpjego rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore.)

Hapi II : Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet.

Hapi III: Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste.

“Administrata Tatimore ndërpret masat e mbledhjes me forcë, të mbledhjes së detyrimeve tatimore, por ajo nuk tërheq masën e vendosur për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor. Nënshkrimi i një marrëveshje për pagesën me këste të një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e kamatëvonesave për mospagim në afat të detyrimit tatimor të mbetur pa paguar. Tatimpaguesi, ndaj pasurisë së të cilit ka dalë një vendim për vendosjen e masave të sigurisë qoftë në formën e barrës së sigurisë apo barrës hipotekore, në rastet kur pretendohet se zbatimi i masave të sigurisë nuk është ekzekutuar në mënyrë të rregullt, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY