DETAJE & FOTO/ Shkodër, Policia sqaron si ndodhi grabitja e gruas në...

DETAJE & FOTO/ Shkodër, Policia sqaron si ndodhi grabitja e gruas në mes të qytetit

169
0
Shares

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për grabitjen sotme në mes të qytetit, të një femre.
Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se në orën 19:00, te “Sahati” në lagjen “Vasil Shanto” , në Shkodër, ka ndodhur një vjedhje me dhunë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se, A. D., 41 vjeç, banues në Burrel, në gjendje të dehur ka tentuar që ti marrë me dhunë çantën e krahut shtetases J. G., 33 vjeçe, ku për pasojë janë rrëzuar të dy dhe kanë marrë dëmtime të lehta.
J. G., ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas kësaj, A. D., ka tentuar të largohet por është kapur nga policia dhe fillimisht është dërguar në Spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku më pas do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Shkodër për sqarime dhe veprime të mëtejshme proçeduriale .
Në vendngjarje grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Shkodër vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY