Policia kufitare në Sarandë, i ka ardhur në ndihmë sot, katër pushuesve të cilët rrezikonin të mbyteshin!
Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se sot, rreth orës 18:30, Salla Operative e Kufirit Sarandë ka marrë një njoftim se në zonën ujore të Ksamilit disa shtetas kanë kërkuar ndihmë pasi rrezikonin të mbyteshin sepse mjeti i tyre lundrues tip Pedalon kishte pësuar defekt.
Shërbimet e Policisë Kufitare pas sinjalizimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe u kanë ardhur në ndihmë duke bërë të mundur nxerjen në terren tokësor të A. V., 27 vjeç, M. F., 29 vjeç, A. S., 29 vjeç, të tre banues në Itali si edhe E. Gj., 27 vjeç, banues në Pukë.
Të katër personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Me këtë rast, Policia i këshillon të gjithë pushuesit të jenë më të vëmendshëm e më të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së tyre për mjetet lundruese me të cilat dalin në terren ujor!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/