Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lokali pa leje, shkarkohet shefi i komisariatit nr.2 dhe 4 inspektorë

24/08/2017
Hetimet mbi vrasjen e Cukut, Çako mbërrin në drejtorinë e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërtimi pa leje i një lokali në rrugën “Myslym Shyri” ka sjellë një valë shkarkimesh në komisariatin nr.2 në Tiranë. Shefi i Komisariatit nr.2 Tiranë është shkarkuar nga detyra e tij mbrëmjen e djeshme sëbashku me 4 oficerë policie, ndërsa një oficer i krimeve, Roland Skënderi është arrestuar në flagrancë. Gjithka ka ndodhur pas një operacioni blic të koduar si “Ndërtimi 3” që kishte në fokus goditjen e korrupsionit në radhët e Policisë. Pas një denoncimi që ishte marrë se oficeri i arrestuar Roland Skënderi, 40 vjeç me banim në Tiranë,  kishte ndërtuar një lokal pa leje në rrugën “Myslym Shyri” duke ngjallur zemërimin e qytetarëve si dhe pas denoncimit se IKMT nuk kishte vepruar ndaj rasti, u zhvillua operacioni rrufe që e vuri në pranga Skënderin, por edhe inxhinjerin e IKMT-së Shyqyri Gega, 50 vjeç, që kishte marrë ndaj lokalit në fjalë vetëm masën e pezullimit.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni “Ndërtimi 3”

Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për marrjen e menjëhershme te masave ndaj ndërtimeve pa leje dhe krimeve mjedisore, më datë 23.08.2017, në orën 23:30, nga Sektori për Krimin Ekonomiko Financiar në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SH.Ç.B.A), dhe Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, si dhe me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “NDËRTIMI­3”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1. Roland Skënderi, 40 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë oficer policie për Krimet, në Komisariati i Policisë nr.2­Tiranë. 2. Shyqyri Gega, 50 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier Gjeolog, i punësuar si Inspektor i lartë tek IMT Bashkia Tiranë. Proçedimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, dhe “shpërdorim detyre”, pasi më datë 23.08.2017, në vëndin e quajtur rr. Muhamet Gjollesha, pallati ML, shtetasi Roland Skënderi ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kopetente konkretisht një lokal bar kafe. Sa më sipër nga ana e Inspektorit të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morrën dijeni për këtë ndërtim pa leje nuk kanë nxjerr vendim për prishjen e tij por e kanë lejuar duke u mjaftuar me pezullim të punimeve dhe pa njoftuar policinë e shtetit për ndërtimin pa leje ku kanë sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve (banorëve të pallatit), në kundërshtim me ligjet në fuqi. Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, prashikuar nga nenet 199/a dhe 248 e 25 Kodit Penal.

Gjithashtu nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë marrë masa administrative për oficerët e policisë si më poshtë: Shkarkim nga detyra për shefin e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë. U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Shefin e policimit në komunitet, pranë komisariatit nr.2­Tiranë. U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Specialistin e policisë kriminale (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2­Tiranë. U shkarkua nga detyra dhe filloi hetimi disiplinor për Specialistin e policisë së rendit (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2­Tiranë. Po në lidhje me këtë ndërtim pa leje nga (SH.Ç.B.A) janë kryer veprime proçeduriale penale mbi dyshimet për implikim të punonjsëve të policisë pranë Komisariatit nr.2, Tiranë, të cilët kanë marre dieni apo nuk kanë kryer detyrat funksionale sipas proçedurave standarte për ndrtimet pa leje. Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrthit Gjyqësor Tiranë për vlerësim të mëtejshëm. 

Tags: arrestimKomisariati nr.2Lokal pa lejeShkarkime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.