Gazeta holandeze sulmon ashpër: Ambasadorja shqiptare flet marrëzira

Gazeta holandeze sulmon ashpër: Ambasadorja shqiptare flet marrëzira

300
0
Shares

“De Telegraaf”, gazeta me madhe në Holandë, ka botuar sot një shkrim për intervistën e Ambasadores se Shqipërisë në Holandë, ku ajo mohoi ekzistencën e raportit që sugjeron rikthimin e vizave për Shqiptarët, shkruan gazetari i njohur shqiptar ne Holande, Vincent Triest.
“Pak kontekst: Gazeta De Telegraaf është një gazete me 1 milion lexues në ditë, me rreth 250 gazetarë fikse të punësuar në Amsterdam. Unë kam filluar të punoj si gazetar freelance në fillim të këtij viti për ‘De Telegraaf’, dhe për ketë arsye e njoh mirë punën e tyre. Dua të theksoj që karakterizimi që ambasadorja Sakiqi ka bërë për ketë media është komplet i pavend. Për ketë arsye ju ftoj të lexoni lajmin e botuar nga kolegët tim holandezë, që u botua sot në faqet kryesorë të gazetës”, shkruan Tries.

Shkrimi i plotë

Mohoi Raportin për kriminelët shqiptarë , ambasadorja fsheh problemet në programin televiziv

Ambasadorja e Shqipërisë në Hagë ka gjetur një menyrë kreative për të fshehur problemet që krijohen nga krimi i organizuar nga vendi i saj në Holandë. Në një program televiziv shumë të shikuar ajo mohoi ekzistencën e një raporti tejet të fortë nga Policia dhe Prokuroria e Amsterdamit dhe Roterdamit. Për shkak të konkluzioneve në raport, policia dhe prokuroria holandezë kërkuan të rivendoset regjimi i vizave për shqiptarët. Kjo do të parandalonte vendosjen e kollajshme të krimit shqiptar në Holandë.
Në një edicion informativ, ambasadorja Adia Sakiqi u shpreh: “Ky është një shkrim në një gazetë sensacionale, për të cilën gazetari ka pasur një bisedë të shkurtër me një njeri që punon tek policia.” Por, në të vërtetë, dy gazetarë të ‘Telegraaf’ komunikuan me një oficer të lartë të Policisë si dhe një prokuror. Kjo bisedë ndodhi pasi rrodhën 40 faqe të raportit për krimin e organizuar shqiptar. Ambasadorja foli për ketë çështje dy herë gjatë ditëve të fundit me gazetarët e ‘Telegraaf’. Sakiqi gjithashtu pretendon se ka zhvilluar një bisedë me koordinatoren për zgjerim në BE, tek Ministria e Jashtme Holandeze. Sipas Sakiqit, ajo i kishte thënë që mos ta merrte aq seriozisht lajmin për raportin. Por, Ministria e Jashtme Holandeze nuk e përfshin veten në ketë pretendim. “Këto janë fjalë që nuk i kemi thënë”, reagoi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme. Adia Sakiqi tha edhe më shumë marrëzira. Ajo deklaroi se Policia dha thjesht një përshkrim për punën e tyre, pas arrestimit të një vrasësi shqiptar, para dy javësh. Por, raporti për shqiptarët është botuar para arrestimit.
Ambasadorja provoi në edicionin informativ që të hiqte vëmendjen nga problemi i krimit shqiptar, duke thënë që Amsterdami është një qytet ku turistët vijnë vetëm për drogën dhe për prostitutat. Konkluzionet e forta që u morën në ketë raport të Policisë: në tregun holandez të drogës dhe të prostitucionit, kriminelët shqiptarë luajnë një rol parësor. Shqipëria tenton të luftojë fort krimin, pasi kërkon të behët pjesë e Bashkimit Europian? dhe tani është kandidat­anëtare. Kjo ishte arsyeja pse raporti i Policisë dhe Prokurorisë për krimin në Holandë ra si bombë nga qielli. Deri tani, qeveria shqiptare nuk kishte reaguar. Sakiqi ishte e para që reagoi në media. Ajo tentoi të siguronte shikuesit që nuk do të rikthehen vizat.
“Kam një lajm te mirë: Holanda nuk mund ta bej vetëm, këtë mund ta bëjë vetëm Bashkimi Europian”. Por, kjo nuk është e vërtetë. Sipas rregullave të reja të Bashkimit Europian, një shtet anëtar mund të kërkojë vetë për një pezullim të lëvizjes së lirë në qoftë se personat e një nacionaliteti të caktuar kthehen në rrezik të shtuar për rendin publik, falë krimeve që kryejnë.
“Kjo është pikërisht çfarë po ndodh në Holandë”, tha deputetja Mona Keijzer.
Ajo ka kërkuar bashkë me kolegët e saj një sqarim nga ministri i Jashtëm, si dhe nga ai për Siguri dhe Drejtësi.
Ajo kërkoi nga qeveria që të lobojë te Komisioni Europian, në mënyrë që Holanda të mund t’i rikthejë vizat për shqiptarët. Holanda nuk është vetëm në këtë pikë. Edhe vende të tjera të BE­së, si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë vënë re se kriminelët nga Shqipëria po fuqizohen në trafikimin e drogës dhe atë të qenieve njerëzore.
Gazeta kërkoi një koment nga Sakiqi, por ajo reagoi nervoze.
“Në qoftë se unë nuk e marr raportin, atëherë raporti nuk ekziston për mua. Unë nuk merrem me thashethemet”. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY