Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi se për këtë vit akademik, numri i aplikantëve për studime në Universitete, në raundin e parë, është 25.822 maturantë, ndërsa kuotat e lira në total për studentët brenda vendit janë 32.268.
Kuotat e lira përfshijnë universitetet publike dhe ato private.
Universitetet publike numërojnë rreth 22.897 kuota të lira, ndërsa privatet 9.371.
MAS njoftoi se Qendra e Shërbimeve Arsimore është duke i përcjellë të gjitha IAL-ve, në formë elektronike dhe zyrtarisht, për çdo program studimi të ofruar nga ana tyre:
1. Listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur programet e studimit.
2. Notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
3. Rezultatet e provimeve të maturës shtetërore.
4. Mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
5. Mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore.
6. Mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas VKM. Nr. 346 datë 19. 04. 2017.
7. Indekset e profileve të shkollave të mesme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/