VIDEO/ Greqi, shpërndante drogën e rrezikshme të halucinacioneve, arrestohet shqiptari

VIDEO/ Greqi, shpërndante drogën e rrezikshme të halucinacioneve, arrestohet shqiptari

114
0
Shares

Policia greke është vënë në alarm pasi ka zbuluar që një lëndë e re narkotike e quajtur salvia, e cila ka shkaktuar shumë raste vdekjeje në Europë, ka hyrë për herë të parë edhe në Greqi. Trafikanti i kësaj lënde ka qenë një shtetas shqiptar 31-vjeçar, i cili është arrestuar në lagjen “Lavrio” të kryeqytetit grek, pasi i është zbuluar 24 gramë nga kjo drogë e rrezikshme, e fshehur në pjesën e kondicionerit të makinës, ndërsa ka pasur me vete edhe sasi të vogla kokaine dhe hashashi. Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtore e tij. Salvia është një drogë psikoaktive që del nga bima me të njëjtin emër, që prodhohet kryesisht në provincën Oaxaca në Meksikë. Vitet e fundit, përdorimi i saj ka filluar të përhapet në Europë. Salvia shkakton halucinacione intensive, ndaj dhe është karakterizuar si “udhëtari i shpirtit”. Përdoruesit e saj, në gjendje halucinante besojnë se mund të fluturojnë dhe hidhen nga ndërtesa të larta duke humbur jetën. Sipas burimeve në Departamentin e Antidrogës greke është hapur një hetim i veçantë për të gjetur edhe bashkëpunëtorë të tjerë të shtetasit shqiptar që ka trafikuar për herë të parë në Greqi këtë drogë të re dhe të rrezikshme. /tch/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY