Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarët e palodhur, punojnë tre javë më shumë se europianët

23/08/2017
Shqiptarët e palodhur, punojnë tre javë më shumë se europianët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një punonjës shqiptar me pagë punoi mesatarisht në javë 42.9 orë, në vitin 2016, rreth 2.6 orë më shumë se mesatarja e orëve të punës së 28 vendeve anëtare të BE-së. Në një vit, një shqiptar punon mesatarisht 3 javë e dy ditë më shumë se një europian. Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se në vitin 2016 punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë (nga 42.4 orë në 42.9 orë), ndryshe nga europianët të cilët kanë ulur numrin e orëve të punës. Të dhënat bëhen të ditura pas krahasimit të një raporti të fundit të Bashkimit Europian lidhur me tregun e punës në Be dhe informacioneve të publikuara nga INSTAT.

Në BE, të punësuarit me kohë të plotë në Angli raportojnë orët javore më të gjata të punës në 2016-n, me 42.3 orë, 0.1 orë më pak se në 2014-n dhe në 2015-n. Ata ndiqen nga të punësuarit në Qipro me 41.7 orë, Austri me 41.4 orë, Greqi 41.2 orë, Poloni dhe Portugali me 41.1 orë. Të punësuarit në Danimarkë raportojnë më pak orë pune në një jave, vetë 37.8 orë. Këto katër e orë e gjysmë më pak se anglezët janë të barabarta me më shume se pesë javë pune në vit. Zhvillimet në tregun europian të punës për periudhën 2015-2016 kanë regjistruar se orët mesatare të punës në një javë në 28 vendet anëtare të BE-së janë 40.3 orë. Lituania raporton më pak orë pune gjatë një jave. Në 28 vendet anëtare të BE-së, orët javore të zakonshme në një javë janë rreth 40.3, njësoj si në 2015-ën, ndërsa kanë pësuar një rënie me vetëm 6 minuta në krahasim me 2014-n. Shqipëria, njësoj si Spanja dhe Portugalia, paguajnë 22 ditë pune leje vjetore. Pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian, 20 nga 28, kanë vetëm 20 ditë leje të paguara nga punëdhënësi, ndërsa Luksemburgu, Franca, Austria dhe Danimarka paguajnë 25 ditë leje vjetore.

Lejet vjetore

oret-mesatare-te-punes-ne-BE

 

Tags: EUROPEpuneshqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.