Gjashtë vatra zjarri në të gjithë vendin, në rrezik Shkodra dhe fshati...

Gjashtë vatra zjarri në të gjithë vendin, në rrezik Shkodra dhe fshati Orosh

237
0
Shares

Zjarret janë aktivizuar sërish 24 orët e fundit për shkak të erës së fortë në 6 vatra. Fshati Orosh në Mirditë me shtëpi, shkollën, kishën etj ka qënë i rrezikuar deri dje në mbrëmje, ndërkohë që një situatë e vështirë është krijuar edhe në Shkodër.

RAPORTI I EMERGJENCAVE CIVILE

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 6 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rretg 90 punonjës zjarrfikës, 11 automjete zjarrfikëse, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, rreth 50 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Lezhë 

Ka vazhduar puna e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse të Shërbimit vendor të MZSH Mirditë, forcave të pyjores dhe të bashkisë, për izolimin e vatrave të zjarrit në fshatin Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, bashkia Mirditë. Ka pasur një shfaqje të re zjarri në vendin e quajtur “Grykë Orosh” në fshatin Orosh, të kësaj njësie administrative. Zjarri i favorizuar nga era e fortë ka rrezikuar banesat, shkollën 9-vjeçare, kishën e fshatit dhe pyllin me pisha. Për të izoluar vatrat e zjarrit kanë punuar forcat dhe mjetet e Shërbimit vendor të MZSH Mirditë, forcat e bashkisë, forcat e pyjores, forcat dhe 1 automjet zjarrfikës i ushtrisë dhe 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues i Tunelit të Kalimashit, si dhe 1 helikopter.  Pas një pune intensive vatrat e zjarrit janë izoluar rreth orës 20:00.  Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pyll pishe. Qarku Berat Ka rënë zjarr në shkurre dhe ullishte në fshatin Otllak, Njësia Administrative Otllak, bashkia Berat. Shërbimi vendor i MZSH Berat ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe forca shoqëruese, të cilat kanë punuar për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 2 ha me shkurre dhe 80 rrënjë ullinj të moshës së vjetër. 

Qarku Shkodër

Ka rënë zjarr në pyllin me pisha në fshatin Karmë të bashkisë Vau Dejës. Shërbimi vendor i MZSH Vau Dejë ka dërguar në vendngjarje forca zjarrfikëse, ndërsa drejtoria pyjore ka dërguar forca të saj. Në vendngjarje kanë shkuar 30 forca ushtarake, forcat e Shërbimi vendor të MZSH Vau-Dejës 1 automjet zjarrfikës i dërguar nga Shërbimi vendor i MZSH Pukë dhe forca të pyjores, të cilat kanë izoluar disa vatra zjarri. Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Karmë në mbrëmje duke shpëtuar edhe një stan veror me gjithë bagëtitë. Një vatër zjarri nuk u arrit të izolohej për shkak të terrenenit tepër të thyer. Gjatë gjithë natës forcat e pyjores kanë mbajtur në monitorim vatrat e zjarrit në të gjithë territorin. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha. Sot forcat dhe mjetet po punojnë për të izoluar plotësisht vatrën e zjarrit të fshehura. Ka vazhduar puna për të izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Velipojë, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër. Në këtë operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe automje të Shërbimit vendor të MZSH Shkodër, forcat e pyjores, forcat e bashkisë, forca ushtarake dhe automjete zjarrfikëse nga FA. Forcat dhe mjetet kanë punuar deri në mbrëmje duke izoluar të gjithë vatrat e zjarrit duke mos lejuar të preket nga zjarri pylli me pisha. Forcat zjarrfikëse dhe të pyjores kanë mbajtur në monitorim gjatë natës vatrat e zjarrit. Sot po punojnë për të shuar plotësisht vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe ferra. Zjarri i rënë në terren të thyer në pyllin me bredh dhe pishë në fshatin Bogë, Njësia Administrative Shkrel, bashkia Malësia e Madhe është riaktivizuar dhe ka marrë përmasa të mëdha. Shërbimi vendor i MZSH Malësia e Madhe dhe punonjës të pyjores të Drejtorisë së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (DAKZM) nuk kanë mundur të veprojnë për shkak të terrenit të thyer. Sot po vijon puna per izolimin e zjarrit.

Qarku Korçë

Reshjet e shiut që kanë rënë mëngjesin e djeshëm kanë shuar të gjithë vatrat aktive të zjarrit në vendin e quajtur “Përroi i Qershisë” ndërmjet kufirit ndarës të Njësisë Administrative Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë. Shërbimi vendor i MZSH Korçë, punonjës të bashkisë dhe punonjës të pyjores, kanë punuar për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit. Forca të pyjores kanë mbajtur në monitorim gjatë natës vatrat e zjarrit. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pyll pishe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY