Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & DETAJE/ Ja kush është shijaksi i “Kanun”, i dënuar për skllavërim dhe prostitucion

23/08/2017
FOTO & DETAJE/ Ja kush është shijaksi i “Kanun”, i dënuar për skllavërim dhe prostitucion
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kërkohej nga policia si i dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet nga policia e Durrësit në Shijak.
Rudin Çalliku 44 vjeç, nga Xhafzotaj është dënuar nga Gjykata e Gjenovës me 5 vite e gjysmë burg si një nga pjesëmarrësit në organizatën kriminale “Kanun” të goditur nga policia dhe prokuroria italiane në vitin 2010.
Çalliku u kap nga policia në një lokal në pronësi të tij, në të cilin qëndronte për t’iu fshehur policisë. Në momentin e ndalimit, atij nuk iu gjet ndonjë send i paligjshëm. Menjëherë Çalliku u dërgua në ambientet e policisë së Durrësit ku edhe iu komunikua arrestimi për llogari të Interpolit.
Sipas policisë, Çalliku, duhet të vuajë një dënim të mbetur prej 2.4 muajsh. Ndaj Çallikut rëndonte akuza e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Ai është arrestuar bashkë me një grup tjetër personash në kuadër të operacionit “Kanun” të policisë italiane në Gjenovë. Në këtë u arrestuan mbi 20 persona nga policia italiane të cilët morën dënime deri në 500 vite burg.
Rudin Çalliku është një emër i njohur për drejtësinë italiane. Mbi 44-vjeçarin rëndojnë një sërë akuzash si armëmbajtje pa leje, vjedhje, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, vrasje në tentative si dhe krimet kundër pasurisë dhe skllavërim dhe dhunë seksuale.
Çalliku për bizneset e tij zgjodhi veriun e Italisë, Vicenzan.
Rudin Çalliku për herë të parë u arrestua në vitin 1994 në moshën 21-vjeçare nga agjentët e Bericia, pasi akuzohej për vjedhje.
Rudin Çalliku më vonë krijon një rrjet prostitucioni dhe u bë “koka” e rrjetit, ku dallohej për një njeri pa mëshirë. Në vitin 2000 ai ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj një femre të cilës i ka prerë ligamentet e këmbës, raportojnë mediat italiane.
Ai u arrestua në vitin 2001 nga policia e Trevisos për shfrytëzim prostitucioni, skllavërimin ‘dhe dhunës seksuale, ku gjykata tha masën arrest shtëpie.
Më vonë Çalliku nis dhe trafikun e drogës duke u bërë kështu një person i rrezikshëm për shtetin italian.
Çalliku zhduket nga radarët e hetuesve të Vicencës dhe nga drejtësia italiane.
Ai kthehet në Shqipëri dhe më pas arrestohet në 30 Janar 2014 nga policia e Shijakut, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në 26 qershor të vitit 2012. Çalliku kërkohej nga autoritetet italiane të drejtësisë, pasi gjykata e Genovas kishte nisur hetimet ndaj tij që në vitin 2002 për veprat penale të trafikut të drogës, tentativës së vrasjes dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale.
Ditën e mërkurë 23 Gusht 2017 është bërë arrestimi i tij në Shijak, pasi Çalliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Venezia Itali me Vendimin Nr. 116/2002REG.Gl, datë 12. 11. 2004 e ka dënuar me 5 vjet,6 muaj dhe 15 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në neni 3.4,575 dhe ligjit Nr.75, datë 20.02.1958 të Kodit Penal italian. Maksimumi I dënimit është 24 vjet burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

01/04/2026
Nga hidrokarburet deri te sheqeri e mishi/ Berisha: Problemi më madhor i ekonomisë sot janë oligopolet

Nga hidrokarburet deri te sheqeri e mishi/ Berisha: Problemi më madhor i ekonomisë sot janë oligopolet

01/04/2026
Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit

Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit

01/04/2026
Deputeti socialist Plarent Ndreca në GJKKO, SPAK e kërkon të pandehur për tenderat

Ndreca: Veliaj në super formë, po lexon rreth 200 faqe në ditë

01/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

01/04/2026
Nga hidrokarburet deri te sheqeri e mishi/ Berisha: Problemi më madhor i ekonomisë sot janë oligopolet

Nga hidrokarburet deri te sheqeri e mishi/ Berisha: Problemi më madhor i ekonomisë sot janë oligopolet

01/04/2026
Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit

Reportazhi tronditës i RAI-t: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.