Voltan Ademi injoron këngëtarin: Nuk kam kohë të merrem me gënjeshtrat e...

Voltan Ademi injoron këngëtarin: Nuk kam kohë të merrem me gënjeshtrat e Frederik Ndocit

198
0
Shares

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sot pas deklaratave të këngëtarit Frederik Ndoci, i cili e akuzoi se ajo fshihet pas ndërhyrjes së Policisë në një lokal ku ai këndonte në Velipojë, për ta ndaluar.

Reagimi i plotë i Voltana Ademit
Në lidhje me një lajm të pavërtetë e shumë qesharak që po qarkullon se gjoja Voltana Ademi paska futur policinë e shtetit për të nxjerrë artistin Frederik Ndocin nga lokali ku këndonte, dua të sqaroj publikun dhe jo ata që shkruajnë, se ata që shkruajnë e dinë se po e bëjnë “shumë mire” gabim punën e tyre.
Sa mirë do të ishte sikur të kishim kaq shumë “mbështetjen” e policisë së shtetit!!
Velipoja do të kishte shumë më shumë hapësira publike për plazh, më pak informalitet dhe më shumë siguri. Jeni dëshmitarë për kërkesat e përsëritura qe i kemi dërguar policisë dhe institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe bashkëpunim për çështje të rëndësishme dhe askush nuk ndërhyri.
Realisht, Bashkia ka shumë më shumë punë serioze se sa të merret me gënjeshtra në drejtim të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY