Sarandë, grinden për topin e futbollit, i mituri plagosi me thikë 15-vjeçarin

Sarandë, grinden për topin e futbollit, i mituri plagosi me thikë 15-vjeçarin

130
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjashtë të Sarandës. Një djalë i mitur, vetëm 12 vjeç, ka qëlluar me thikë një 15-vjeçar pas një sherri, ndërsa luanin futboll.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur F. O., 15 vjeç u dërgua me urgjencë në spital. I mituri kishte marrë plagë me thikë në bark, por ndodhej jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që më vonë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, raporton “Panorama”.
Hetimet e policisë zbuluan se F. O., ishte konfliktuar për motive të dobëta me bashkëfshatarin e tij me inicialet O. H., vetëm 12 vjeç, ndërkohë që ky i fundit e kishte goditur me thikë.
Policia shoqëroi në komisariat autorin e dyshuar, por për shkak të moshës e la atë të lirë duke e ndjekur penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Sipas bluzave të bardha të Sarandës, F. O., 15 vjeç, fëmija i tretë i një familjeje rome, që ka ardhur në fshatin Gjashtë nga Elbasani, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi mori ndihmën e parë në Sarandë.
Kjo pasi thika i kishte prekur cipën e mushkërisë dhe për rrjedhojë kishte marrë ajër dhe kishte bërë plemotoraks, gjë për të cilën nuk mund të trajtohej në spitalin e Sarandës por kërkonte një mjekim më të specializuar.
Ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë mësohet se 12-vjeçari, O.H është fëmija i katërt i një familjeje me gjashtë fëmijë, të cilët janë akomoduar në Gjashtë para dhjetë vitesh dhe kanë ardhur këtu nga Berati.
Mësohet se grindja ka ndodhur për topin “e kisha unë radhën për ta gjuajtur”, teksa ata ishin duke luajtur futboll.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY