Ambasadorja shqiptare në Holandë thotë se raporti i policisë për vizat nuk...

Ambasadorja shqiptare në Holandë thotë se raporti i policisë për vizat nuk ekziston

274
0
Shares

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi tha sot per mediat ne Tirane se nuk ekziston nje raport zyrtar i policise permes te cilit te kërkohet nga autoritetet holandeze rikthimi i vizave për shqiptarët.

Sipas Sakiqit, nuk bëhet fjalë për raport, por për një artikull të një gazete.

“Nuk bëhet fjalë për një raport, por për një artikull të një gazete. Ai është një artikull i shkurtër me një intervistë me një polic. U habita kur e pashë artikullin e përkthyer si raport në disa media në Shqipëri. Në artikull thuhet se ekziston një memo, normalisht duhet të ekzistojë një gjë e tillë, nga ana e policisë, por nuk është raport”, ka sqaruar ambasadorja Aida Sakiqi për top channel.

E pyetur se nëse mund të rrezikohet rikthimi i regjimit për t’u pajisur me viza për të lëvizur në vendet e zonës Shengen, ambasadorja Sakiqi e sheh si të pamundur që kjo të ndodhë duke theksuar se ky është një vendim i shumë shteteve, jo vetëm i Holandës.

“Ky rrezik nuk ekziston, është një vendim i shumë vendeve. Nuk ka pasur asnjë kërkesë të autoriteteve holandeze. Jam interesuar dhe kam marrë sigurinë se një raport i tillë nuk ekziston”, tha Sakiqi në studion e lajmeve të “Top Channel”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY