Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ky çift është në kërkim, bëni kujdes! Shesin bileta udhëtimi të pavlefshme

21/08/2017
Nga biletat për Singapor e deri tek kollaret e meshkujve, ja çfarë blejnë institucionet tona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çifti nga Vora, që u shpallën në kërkim para 5 ditësh nga Policia e Tiranës, pasi u kishin shitur bileta të pavlefshme një familjeje që do të udhëtonte drejt Italisë, është denoncuar sërish nga dy qytetarë të tjerë. Këtë herë në zyrat e Antikrimit Ekonomik janë paraqitur një 57-vjeçar dhe një i ri 27 vjeç, të cilëve u është refuzuar udhëtimi drejt Turqisë dhe Italisë, pasi biletat e tyre kanë rezultuar të pavlefshme. Në rastin e parë, dy bashkëshortët, Marida Shehi 28 vjeçe e Saimir Shehi 31 vjeç, dyshohet se i kanë marrë 2500 euro shtetasit me iniciale A.C., për një udhëtim turistik drejt Antalias, në Turqi. Por, megjithëse kanë marrë paratë për rezervimin e biletës që përmbante paketa turistike, ata nuk kanë bërë pagesën pranë kompanisë së udhëtimit. Për rrjedhojë, bileta ishte anuluar, por çifti Shehi nuk e kanë vënë në dijeni klientin e tyre, i cili e ka mësuar mashtrimin vetëm pasi ka shkuar në Aeroportin e Rinasit që të nisej për udhëtim drejt Italisë. Në këtë moment i është komunikuar që bileta e tij e udhëtimit ishte e pavlefshme dhe nuk mund të fluturonte drejt Turqisë. Rasti tjetër është i 27-vjeçarit me iniciale F.K., i cili po ashtu nuk ka arritur të udhëtojë drejt Italisë, pasi bileta e tij rezultoi e pavlefshme në Aeroportin “Nënë Tereza”.

MASHTRIMET

Bashkëshortët Saimir e Marida Shehi vijojnë të jenë në kërkim nga Policia që prej datës 15 gusht, kur u denoncuan për mashtrim nga një familje. Ata dyshohet se i kanë shitur 5 bileta një familjeje, të cilat pas verifikimit kanë rezultuar të pavlefshme. Ngjarja është denoncuar nga një 48-vjeçar, i cili kishte bërë rezervimin e biletave rreth 3 javë më parë, por pasi është nisur për në udhëtim bashkë me të shoqen e tre fëmijët, është kthyer mbrapsht për shkak se asnjëra prej tyre nuk ishte e vlefshme. I dëmtuari fillimisht është paraqitur vetë në zyrën e përshtatur si agjenci turistike në Vorë, në pronë- si të bashkëshortëve, por e ka gjetur të mbyllur. Ndërsa asnjë nga numrat e telefonit që kishte për të kontaktuar me ta, nuk dilte i disponueshëm. Në këto rrethana, 48-vjeçari L.Gj. është paraqitur në Komisariatin e Vorës ku ka denoncuar mashtrimin që i ishte bërë nga çifti. Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, ndërsa as patrulla që është paraqitur në adresën e supozuar ku ndodhej agjencia turistike, nuk ka arritur të gjejë dy të dyshuarit./Panorama/

Tags: BiletaCIFTkerkim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.