Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dy muaj pasi mori dënimin e përjetshëm, Frroku i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

21/08/2017
Dosja sot në Gjykatë, Prokuroria apelon lirimin e Arben Frrokut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arben Frroku nuk dorëzohet. Dy muaj pasi Gjykata e Lartë e konfrimoi dënimin me burgim të përjetshëm të tij, 49-vjeçari i është drejtuar një tjetër gjykate, me pretendimin se i janë shkelur të drejtat kushtetuese. Një burim tha se, përmes avokatëve në Shqipëri, Frroku ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese, në të cilën kërkon rigjykim. Duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin e Arben Frrokut, e pikërisht ky verdikt është bërë shkak që mbrojtja të hedhë sytë nga Kushtetuesja. Një burim pranë kësaj gjykate pohoi se, avokatët argumentojnë si shkelje faktin se të njëjtët gjyqtarë që lanë në fuqi dënimin e përjetshëm, në fakt kanë shqyrtuar më herët edhe masën e sigurimit personal. Në këtë situatë, sipas avokatëve, gjykimi është paragjykuar ndaj dhe vendimi i Gjykatës së Lartë duhet të prishet dhe të rigjykohet. Ndërkohë, Arben Frroku mbahet nga drejtësia holandeze, derisa të ketë një vendim nëse do të ekstradohet apo jo. Frroku u shpall në kërkim për vrasjen e ish-shefit të Komisariatit të Kombinatit, Dritan Lamaj, i cili u qëllua me breshëri automatiku në shkurt të vitit 2013, teksa po kthehej në shtëpi. Gjatë gjykimit, Shkalla e Parë e shpalli të pafajshëm, ndërkohë që me të njëjtat prova, Gjykata e Shkallës së Dytë (Apeli) vendosi burg të përjetshëm. Por vendimi i Shkallës së Parë që i dha atij lirinë, i dha gjithashtu kohë të arratisej nga Shqipëria, edhe pse muaj më vonë u arrestua në Holandë nën një identitet të rremë dhe me dokumentet e një shtetasi grek, të quajtur Renato Tsepa./ Top Channel/

Tags: DENIMFrrokuKushtetuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.