Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Riaktivizohen zjarret, rrezikohet karburanti në Patos, digjen pishat në Theth

19/08/2017
Vlorë, Kallaratin e pushtojnë flakët, banorët ngrenë alarmin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me rritjen e temperaturave, zjarret janë riaktivizuar gjatë 24 orëve të fundit. Në 8 vatra zjarri vazhdojnë operacionet për shuarjen e tij. E vështirë situata paraqitet në Theth, ku një helikopter pritet të ndihmojë në shuarjen e flakëve në pyllin me pisha.

Një tjetër situatë problematike u krijua në Patos, në lagjen ‘Ofiçinë’, ku zjarri mbi shkurre dhe ferra ka rrezikuar dhe disa depozita karburanti të cilat ndodheshin shumë afër vatrës së zjarrit.

Qarku Korçë

Kanë vazhduar të jenë aktive vatrat e zjarrit të rëna një ditë më parë në vendi i quajtuar “Përroi i Qershisë” ndërmjet kufirit ndarës të Njësisë administrative Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë. Zjarri ka përfshirë një territor me pisha të larta dhe tepër i thyer me vështirësi për tu futur mjetet dhe forcat zjarrfikëse. Forca të shërbimit vendor të MZSH Korçë, punonjës të bashkisë, punonjës të pyjores, forca ushtarake dhe banorë të zonës, kanë punuar deri në orët e vona të natës duke mbajtur nën kontroll vatrat e zjarrit të fshehura. Ditën e sotme po vazhdojnë operacionet për fikjen plotësisht të vatrave të zjarrit.

Në fshatin Gërmenj të bashkisë Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Shërbimi i MZSH Ersekë, punonjës të bashkisë dhe banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe po vazhdojnë operacionin për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.

Qarku Shkodër

Në fshatin Theth të bashkisë Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Shërbimi i MZSH Shkodër dhe forcat pyjore e kanë pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor dhe sipërfaqes së madhe që po merrte zjarri. Sot në mëngjes helikopteri është nisur për në Theth dhe po vazhdon punën për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Qarku Lezhë

Zjarri i rënë pranë pyllit me pisha në vendin e quajtur “Grykë Orosh” në fshatin Orosh, Njësia Administrative Orosh, bashkia Mirditë, vazhdoi edhe ditën e djeshme. Shërbimi vendor i MZSH Mirditë ka punuar në vendngjarje me automjet zjarrfikës dhe forca shoqëruese, me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të bashkisë Mirditë për të izoluar zjarrin kanë shkuar edhe 20 forcave ushtarake. Zjarri është mbajtur nën kontroll dhe nuk ka prekur pyllin me pisha dhe banesat. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ferra e shkurre dhe vetëm 3 pisha të veçuara.

Qarku Fier

Ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të Njësisë Administrative Levan. Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar dhe nga era. Në vendngjarje kanë shkuar forca të MZSH Fier dhe MZSH Patos, 30 forca ushtarake dhe punonjës të bashkisë Fier. Pas një pune disa orëshe zjarri është shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.

Në lagjen ‘Ofiçinë’ të bashkisë Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra duke rrezikuar dhe disa depozita karburanti të cilat ndodheshin shumë afër vatrës së zjarrit. Shërbimi i MZSH Patos ka shkuar në vendngjarje dhe për një kohë të shkurtër ka mundur të shuajë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre si dhe u shpëtuan nga flakët depozitat me karburant të cilat mund të ishin një rrezik për jetën e banorëve.

Qarku Dibër

Eshtë riaktivizuar vatra e zjarrit në Liqenin e Zi të bashkisë Bulqizë. Shërbimi i MZSH Bulqizë, forca të pyjores dhe banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje por për shkak të terrenit të thyer malor nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin. Vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive dhe ditën e sotme. Qarku Vlorë Ka rënë zjarr midis fshatrave Gumenicë dhe Lapardha. Shërbimi i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje me vonesë për shkak të largësisë. Në vendngjarje kanë shkuar dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 magazina me rreth 500 balla joxhe dhe rreth 500 rrënjë ulliri.

Tags: karburantPatosThethzjarr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.