Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja sa taksa paguajnë shqiptarët mbi pagën, pavarsisht se rrogat ulen

19/08/2017
DRAFTI & TABELA/ Rishikohen të ardhurat e 2017, ja tatimet që rriten
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqiptarët paguan 75 milionë euro taksa mbi pagën vetëm për 6 muajt e parë të vitit. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Financave, në relacionin e Aktit Normativ që ndryshon buxhetin e shtetit për vitin 2017. Sipas relacionit, në total nga tatimi mbi të ardhurat u mblodhën rreth 15.6 miliard lekë taksa, nga të cilat 9.6 miliardë lekë ose 75 milionë euro erdhën drejtpërdrejtë nga taksimi i pagave, ndërsa pjesa tjetër janë nga taksat e qirave, dividentët apo të ardhurat nga interesi. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe është paguar nga punonjësit e sektorit privat. Më konkretisht, të punësuarit në privat paguan 6.3 miliardë lekë taksa për gjysmën e parë të vitit, ndërsa punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike paguan 3.35 miliardë lekë tatim mbi pagën. Sipas tabelave të MF, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë taksat e paguara mbi pagën u rritën me rreth 10 për qind. Shqipëria zbaton një sistem progresiv taksimi mbi pagën. Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, për pagat deri në 30 mijë lekë në muaj taksa është zero. Për pagat nga 30 deri në 130 mijë lekë  ajo është 13 për qind, ndërsa fasha mbi 130 mijë lekë taksohet më 23 për qind.

Rrogat u ulën

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se vitet e fundit kanë qenë të vështira për ata që jetojnë me të ardhurat nga puna. Sipas INSTAT, vitin e kaluar pagat në Shqipëri u ulën me 2.1 për qind krahasuar me një vit më parë.  Në rang vendi, paga mesatare mujore për të gjithë të punësuarit në ekonominë u ul nga 46829 lekë në muaj që ishte në vitin 2015 në 45,845 lekë në vitin 2016 duke shënuar një rënie prej 2.1 për qind. Të dhënat e detajuara tregojnë se rëniet më të mëdha në paga u regjistruan veçanërisht në sektorët me paga të ulëta si bujqësia, shërbimet në shtëpi  apo industria përpunuese. Sipas Bankës Botërore, puna është burimi kryesor i të ardhurave në ekonominë shqiptare duke dhënë mbi 50 për qind të të ardhurave totale të familjeve.  Të dhënat më të fundit nga INSTAT konfirmojnë se edhe pse Shqipëria zyrtarisht ka rritje ekonomike, niveli i jetesës për shumicën e shqiptarëve është përkeqësuar.

Tags: PageRrogetaksa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.