Identifikohet shqiptari i dehur që karbonizoi tre persona në Itali

Identifikohet shqiptari i dehur që karbonizoi tre persona në Itali

133
0
Shares
Foto Ilustruese

Identifikohet shqiptari i dehur që u arrestua lidhur me aksidentin e tmerrshëm ndërmjet trani e Barletta në Itali. Ai auhet Alensio Serjani, 22 vjeç, lindur në Puglia.
I riu është arrestuar nga Policia Italiane pas aksidentit mbrëmjen e djeshme në rrugën shtetërore 16 në dalje të Boccadoro, ndërmjet Barleta e Trani e ku tre persona mbetën të karbonizuar. Përplasja ndodhi rreth orës 2 të natës.
Pesë persona u përfshinë në aksidentin ndërmjet një Toyota Aygo dhe një Fiat Stillo, që drejtohej nga Serjani.
Pasagjerët në Toyota kanë pësuar më të keqen, u përfshinë nga zjarri dhe nuk mundën të shpëtojnë. Ata u bllokuan brenda dhe u dogjën të tre.
Ndërsa dy shqiptarët që ndodheshin në Fiat Stillo u plagosën.
Shkaku i aksidentit është ende duke u hetuar; dy shqiptarët u dërguan në spitalin ‘Dimiccoli” në Barleta dhe u është bërë testi i alkolit. Pikërisht aty, Serjani, është arrestuar, pasi rezultoi pozitiv ndaj alkolit.
Nga ajo që ka dalë deri tani, dy shqiptarët në momentin e parë e kanë braktisur makinën e tyre, por më pas janë rikthyer aty duke ia lehtësuar akuzat vetes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY