Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sozia shqiptare e Kylie Jenner, çfarë ngjashmërie!

14/08/2017
Sozia shqiptare e Kylie Jenner, çfarë ngjashmërie!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse emri saj nuk është shumë i lakuar në showbiz, Sara Gjordeni nuk është fare e panjohur për ju. Brunia bukuroshe ka tërhequr goxha vëmëndje jo vetëm me bukurinë e saj, por edhe më ngjashmërinë e madhe që ka me yllin e reality show-t, Kylie Jenner.
Ne zhvilluam këtë bisedë interesante me Sarën e cila veçse na jep përshtypjet e saj për ngjashmërinë me Kylien, na vërteton gjithashtu edhe se vajzat e bukura janë edhe të zgjuara.

– Përshëndetje Sara. Si po e sfidon të nxehtin e këtyre ditëve?
– Përshëndetje! (Buzëqesh) Për momentin jam në vendlindje. Por deri para disa ditësh isha në udhëtim në disa vende të Greqisë dhe plazheve andej.

– Nëse nuk do ta kishe emrin Sara Gjordeni, me siguri do ta kishe Kylie Jenner. Është interesante ngjashmëria juaj…
– (Qesh) Unë vetë mendoj se nuk i ngjaj, ndoshta sepse ia njoh dhe mimikat më të vogla vetes, por ja që nëpër rrjete sociale dhjetëra njerëz nuk mendojne si unë (çuditërisht!)

– Çfarë nuk do të kishe bërë kurrë si ajo?
– Nuk besoj se ka diçka që Kylie e ka bërë dhe unë s’do e bëja. Ajo është një business woman shumë e suksesshme dhe një femër shumë e bukur.

– Po të të propozohej që jeta jote të ishte subjekt i një show si “Keeping up with the Kardashians”,me çfarë kushtesh do të pranoje?
– Që të ruhej privatësia, të paktën në dush apo vende të tjera ku duhet t’i heqesh rrobat. (Qesh) Gjithashtu sa më pak pjesë nga momentet kur mund të qaja ose të isha e sëmurë.

– Nëse do të kishe një klon tëndin, për çfarë do ta përdorje më tepër?
– Unë vetë nuk jam shumë tip që eksperimentoj me look-un tim. Do e përdoja për të parë sesi do dukesha me flokë blu përshembull ose të shkonte ajo në leksion në vendin tim kur unë të isha ende duke fjetur. (Qesh)

-Mban disa tituj nëpë kompeticione bukurie.. Çfarë ka aktualisht në axhendën tënde?
– Para se të filloja pushimet, kam qenë e ftuar nëpër shoë si “Apartamenti 2XL” apo kohët e fundit, “Oktapod” në VizionPlus, “Mirmëngjes fundjavë” në TVSH apo “Pasdite në Top Channel”. Tani për momentin vetëm po lexoj për 2 provime të mbartura. Nuk jam e fokusuar në asgjë tjetër.

– Të jesh e bukur për ty do të thotë…?
– Do të thotë që të hapen dyer më shumë. Të jesh më konfidente në rrugë. Të ndihesh më mirë me veten. Por ama edhe që duhet të tregohesh mirënjohëse dhe e përgjegjshme e të mos abuzosh me pamjen apo trupin tënd në mënyrë që ajo freski apo bukuri të zgjasë sa më shumë.

– Një cilësi dhe një e metë që ia pranon vetes?
– Cilësi? Mbaj mend shumë. Kam një memorie që shumë njerëz nuk e quajnë normale. (Qesh) Një e metë? Jam tepër nevrike…

– Je e lumtur për momentin?
– Për momentin jam më e lumtur se kurrë. Kam në jetën time gjërat dhe personat e duhur.

– Si do ta përkufizoje stilin e jetës që bën?
– Jetë shumë aktive. Udhëtoj shumë shpesh dhe mundohem përditë të bëj diçka ndryshe dhe të takoj njerëz të ndryshëm.

– Ngjall jeta jote zili tek të tjerët? Nëse po, pse mendon se ndodh?
– Nuk besoj se jeta ime ngjall zili tek të tjerët. Sidomos tani që janë rrjetet sociale dhe njerëzit fare lehtë mund të bien në kontakt me mënyrën e jetesës se multi milionerëve dhe jetesa e ne njerëzve normalë nuk është më për tu patur zili, (besoj).

– Për çfarë po mendoje gjatë gjithë intervistës?
– Po mendoja që pyetjet ishin shumë të lezetshme dhe ndryshe nga intervistat e tjera

– Në fund do të thoje…
– Do thoja që vërtetë mund t’i ngjaj Kylie-t por nuk mundohem as ta kopjoj as të jetoj jetën e saj. Madje nuk do doja që asnjë vajzë të bënte gjithçka e të dilte jashtë vetes e nga rruga e drejtë për t’i ngjarë me patjetër dikujt tjetër. Do humbasin veten!/INTV/

Tags: kylir jennersara gjordenisozi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.