Tërhiqet kompania e shërbimit të mbikëqyrjes elektronike – Pranon të dorëzojë byzylykët,...

Tërhiqet kompania e shërbimit të mbikëqyrjes elektronike – Pranon të dorëzojë byzylykët, dhe kolaudimin e tyre

165
0
Shares

Sot në orën 14.30 në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, u paraqiten përfaqësuesit e kompanisë private që ofron shërbimin e mbikëqyrjes elektronike. Ata pranuan që të dorëzonin pajisjet në pronësinë e Ministrisë së Drejtësisë, dhe lejuan grupin e punës së Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë kolaudimin e pajisjet, së bashku me ekspertët e kompanisë.
Ministria e Drejtësisë për shkak të kompleksitetit të procesit, kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për të mbikëqyrur procesin e marrjes në dorëzim të këtyre pajisjeve dhe realizimit të procesit të kolaudimit nga grupi i punës. Në përfundim të procedurës së kolaudimit, Ministria e Drejtësisë do të bëjë marrjen në dorëzim të këtyre pajisjeve, me qëllim garantimin e zbatimit të kontratës dhe realizimit të procesit të mbikëqyrjes elektronike sipas ligjit.
Ministria e Drejtësisë garanton se procesi i kolaudimit do të jetë i pandërprerë, me qëllim mos pengimin e funksionimit të ofrimit të shërbimit të mbikëqyrjes elektronike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY