Një incident i çuditshëm ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku disa qen rrugësh kanë sulmuar një 57- vjeçare, duke e rrëzuar nga biçikleta.
57-vjeçarja është dëmtuar rëndë nga rrëzimi, ndërkohë që ka qenë ndërhyrja e banorëve të zonës të cilët kanë trembur qentë e rrugës dhe kanë shmangur tragjedinë, pasi pas rrëzimit nga biçikleta, qentë kanë vazhduar ta sulmonin 57- vjeçare.
E lënduara është dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...