Dy vëllezër qëlluan me armë ndaj një të riu sot në Fushë-Arrëz.
Dy të rinj, Bledar e Bardhok Gjini kanë qëlluar Eduard Gjnajn, por nuk e kanë plagosur.
Mësohet se vëllezërit qëlluan me armë me qëllim trembjen e të riut. Fatmirësisht nga konflikti nuk pati të lënduar.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për arrestimin e autorëve.
Mes këtyre personave ekziston një konflikt prej një viti. Tre net me pare të rinjtë janë përplasur me mjete të forta dhe personat e përfshirë ne sherr kanë marrë mjekime në urgjencën e Pukës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/