VIDEO/ “Kam gruan për të lindur, është keq”, reagimi i policëve në...

VIDEO/ “Kam gruan për të lindur, është keq”, reagimi i policëve në Elbasan “të lë pa fjalë”

1391
0
Shares

Një rast që mund të ngjallë shumë komente dhe të ndajë njerëzit në dy mendime të ndryshme, ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Elbasanit. Një burrë, i cili ishte nisur me urgjencë nga Elbasani në drejtim të Tiranës, për shkak se bashkëshortja e tij ndodhej në gjendje aspak të mirë shëndetësore, e ardhur kjo si pasojë e shtatzënisë, është ndaluar nga policia.
Blutë e Elbasanit i kanë marrë patentën dhe e kanë ndaluar shoferin me preteksin e udhëtimit mbi normat e lejuara të shpejtësisë. Ai është justifikuar se ka bashkëshorten shtatzënë dhe se mjekët në Elbasan nuk ia merrnin përsipër, ndaj është nisur me shpejtësi për në Tiranë.
Në video zonja nuk shfaqet shumë, por le ta marrim të mirëqenë një situatë të tillë. Reagimi i policëve nuk ka të bëjë aspak me atë njerëzor, duke futur ndjenjat në mes, por profesional. Në fund të fundit, po zbatojnë rregulloren dhe ligjin. Por, a duhen marrë parasysh të tilla raste emergjente?
A duhet t’u besojmë qytetarëve kur janë realisht në nevojë, a duhet t’i kuptojmë ata? Me të vërtetë zonja shtatzënë mund të ishte nisur me një autoambulancë drejt Tiranës, por të jemi të sinqertë, të gjithë e dimë se në ç’gjendje është mjekësia në vendin tonë.
“I morën patentën për kalim të shpejtësisë së lejuar. Ndërkohë vëllai i thotë që jam me urgjence se kam nusen duke lindur. Nuk i kthejnë përgjigje fare. I heqin patentën. Do dalësh në komision i thanë, ndërkohë që nusja është futur në operim për të lindur se kishte probleme me pozicionimin e fëmijës, në Elbasan nuk e bënin operim”, tregon vëllai i shoferit. JoQ

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY