Veliaj i mërzitur se Meta nuk ia var më, që kur është...

Veliaj i mërzitur se Meta nuk ia var më, që kur është bërë President

112
0
Shares

Kryebashkiaku Erion Veliaj duke komentuar raportin që ka pasur me ish–kreun e LSI-së, sot Presidentin e vendit, Ilir Meta ka pranuar publikisht se me te ka pasur një marrëdhëniet tejet korrekte. Por, ka shtuar se pas zgjedhjes president diçka ka ndryshuar.
Në një prononcim për ABCNews, Veliaj ka theksuar se…, “Unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me LSI, e kam një marrëdhënie shumë të mirë me LSI. Duhet të pranoj se me z. Meta kam pasur një marrëdhënie jashtëzakonisht korrekte, nuk kam asnjë kompleks që ta them këtë , pavarësisht se si shkuan gjërat politike në fushatë. Unë s’kam asnjë kompleks që të them që unë dhe Ilir Meta kemi pasur marrëdhënie shumë korrekte”.
Me tej Veliaj vuri ne pah edhe ndryshimin.
“Diçka ndryshoi me ikjen e Ilir Metës në presidencë. Dhe duhet ta them këtë apriori, unë e mirëkuptoj. Pra një parti që në një muaj ndërroi tre kryetarë, pra Ilir Metën, Petrit Vasilin, Monika Kryemadhin, sigurisht që merr kohë që të axhustohesh. Dhe ia dedikoj këtë lapsus, këtë keqkuptim, këtë mosmarrëveshje këtij axhustimi të një partie që në një muaj ndërroi tre kryetarë. Unë sigurisht ndihem mirë që arsyeja triumfoi. A do kisha dashur, që jo vetëm për ujin, LSI të votonte të paktën për kreditë e buta? Ishte një program i shkëlqyer që u drejtua me porosi të veçantë nga ana ime nga nënkryetarja e bashkisë”, theksoi Veliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY