Zjarrëvënia e qëllimshme, prokuroria hetim edhe ndaj bashkive për shpërdorim fondesh

Zjarrëvënia e qëllimshme, prokuroria hetim edhe ndaj bashkive për shpërdorim fondesh

87
0
Shares

Vera ka qenë e mbushur plot me zjarre të cilat vazhdojnë edhe sot me disa vtra aktive në të gjithë vendin. Por, shumica e këtyre zjarreve janë të qëllimshme. Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet në të gjithë vendin për zjarrëvënie të qëllimshme nga persona të ndryshëm të cilët sipas informacioneve të mbledhura nga agjencitë e inteligjencës kanë objektiv përfitimet dhe abuzimet me fondet publike dhe dëmtimin e pasurive natyrore.
Sipas verifikimeve të informacioneve për zjarret në terren prokurorëve u ka rezultuar se këto zjarre janë në 80% të tyre në zona të pabanuara, larg rrugëve kryesore dhe në zona malore çka hedh dyshime se zjarri nuk mund të ndizej vetë qoftë dhe nga temperaturat e larta.
Shuarja e këtyre zjarreve kërkon një mobilizim dhe një faturë shumë të madhe që duhet paguar nga shteti shqiptar. Bazuar në këto referime dhe nga informacionet e raportuara nga shërbimet inteligjente grupi hetimor po analizon dhe të gjitha pagesat e kryera nga emergjencat civile, stacionet zjarrfikëse dhe pushteti lokal në vend.
Sipas Report TV, hetuesit do të kontrollojnë dhe veprimtarinë e kryebashkiakëve të cilët dhe pse kanë detyrim ligjorë të krijojnë stacionet zjarrfikëse në të gjithë vendin, 23 bashki as nuk e ofrojnë fare këtë shërbim dhe kjo sipas prokurorë është shpërdorim flagrant detyre çka bën me përgjegjësi penal drejtuesit lokal.
Këto hetime kanë nisur vetëm 2 ditë më parë pasi është analizuar edhe një raport konfidencial i agjencive të inteligjencës ku rezulton se zjarret janë krijuar në mënyrë qëllimshme për të dëmtuar kurorat e gjelbra në vend dhe mjedisin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY