A i tregoi Rama Sekretarit amerikan Tillerson se kush është “më i...

A i tregoi Rama Sekretarit amerikan Tillerson se kush është “më i madhi” në Tiranë që u pagua me drogë?!

132
0
Shares

“Kush është ‘shteti’ për të cilin trafikantët e përgjuar nga shërbimet italiane kishin destinuar një ton hashash? Ishin pikërisht zyrtarët e lartë të qeverisë ata që përfshinë mijëra e mijëra njerëz në investime të mëdha për prodhimin e marijuanës. Shumë syresh shitën pasuritë, u zhytën në borxhe nëpër banka, te të afërmit, te miqtë dhe më keq akoma te fajdexhinjtë duke lënë peng shtëpitë dhe gjithë ç’kishin”.
Këtë pyetje e ngre partia Zgjidhja, e cila shpjegon edhe një fakt të paditur, të borxheve që janë zhytur “biznesmenët” e marijuanës, te bankat dhe fajdexhinjtë.
Më tej Zgjidhja, duke ju referuar edhe një telefonate të kryeministrit shqiptar Edi Rama me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex W. Tillerson, pyet sërish, “A i tregoi Rama Sekretarit amerikan Tillerson se kush është “më i madhi” në Tiranë që u pagua me drogë?!”.

Deklarata e plotë e partisë “Zgjidhja”
Sapo janë zbardhur përgjimet që shërbimet sekrete dhe policore italiane u kanë bërë kultivuesve dhe trafikantëve shqiptarë që arritën të mobilizojnë edhe flotë ajrore për transportin e drogës. Ata flasin për një person “shumë të madh në Tiranë, më i madhi”; për të cilin kanë paguar të paktën 50.000 euro në një dorë dhe për faktin që “Një ton hashash ia japim shtetit dhe të tjerat i kemi për vete”…
ZGJIDHJA e ka bërë të qartë shumë herë se e gjitha ajo që ndodhi në vitet 2015 – 2016 me marijuanën, ishte një vepër kriminale e projektuar nga zyrtarët e qeverisë. Hierarkia e Ministrisë së Brendshme në dikaster dhe në strukturat lokale, përgjithësisht është përfshirë në këtë krim të organizuar. Prodhimi dhe trafikimi ilegal i marijuanës u bë me planifikimin, frymëzimin, mbrojtjen dhe kontrollin e zyrtarëve të qeverisë.
Në ministrinë e Brendshme është një drejtori e rëndësishme që merret me hetimin e përfshirjes së mundshme të funksionarëve të policisë në vepra kriminale, SHÇBA (Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa). Asnjë funksionar policie nuk është proceduar për ndjekje penale nga ky organ për çështjen në fjalë! Edhe në të ardhmen nuk do të ndodhë një gjë e tillë pavarësisht raporteve të panumërta me dëshmi të shumta të mediave, shërbimeve dhe burimeve të brendshme edhe ato ndërkombëtare.
ZGJIDHJA ka një pyetje për kryeministrin: kush është “shteti” për të cilin trafikantët e përgjuar nga shërbimet italiane kishin destinuar një ton hashash? Ishin pikërisht zyrtarët e lartë të qeverisë ata që përfshinë mijëra e mijëra njerëz në investime të mëdha për prodhimin e marijuanës. Shumë syresh shitën pasuritë, u zhytën në borxhe nëpër banka, tek të afërmit, tek miqtë dhe më keq akoma tek fajdexhinjtë duke lënë peng shtëpitë dhe gjithë ç’kishin.
Interesat e huave të fajdeve arritën nivele shumë më të larta se ato të periudhës së piramidave financiare!
Të gjithë këta investues paguan “shtetin” në natyrë dhe në kesh që do të thotë se paguan zyrtarët e qeverisë për t’i lejuar aktivitetin ilegal dhe për t’i garantuar nga rreziqet. Zyrtarët në fjalë u morën kultivuesve 20 deri 30 për qind të drogës së prodhuar. Shumë prej këtyre investuesve u bënë viktima të rivalitetit të klaneve në polici, të tjerë u bënë “kurban” i goditjeve që u zhvilluan si alibi e pastërtisë së zyrtarëve të lartë. Të gjithë pastaj u goditën nga superprodhimi që planifikuan dhe realizuan zyrtarët e qeverisë! Kështu shumë familje humbën paratë dhe shtëpitë. Këto mijëra familje nuk kanë ku të ankohen sepse i kanë humbur paratë në një aktivitet kriminal bashkë me “shtetin”.
Viktimat e këtij aktiviteti kriminal janë të marrë peng me dosjet penale që “shteti” ua u tund në fytyrë dhe i shantazhon që të mbyllin gojën apo të përdoren për nevoja e qëllime politike dhe elektorale të “shtetit”.
ZGJIDHJA do të kërkojë deri në fund që afatet e parashkrimeve të këtyre veprave të zgjaten me qëllim që zyrtarët e implikuar të përgjigjen përpara drejtësisë dhe të mos shpëtojnë “pa lagur” duke shfrytëzuar pushtetin. Është një çmim shumë i lartë për Shqipërinë që ajo të pranojë të ketë në strukturat e qeverisë zyrtarët e implikuar në prodhimin dhe trafikimin ilegal të kanabisit! ZGJIDHJA do punojë që pasuritë që bënë zyrtarët e “shtetit” me hashash të sekuestrohen deri në qindarkën e fundit. Këto para duhen përdorur për luftën kundër varfërisë dhe pabarazisë në vend.
ZGJIDHJA e pyet publikisht kryeministrin: kush është “më i madhi në Tiranë” për të cilin trafikantët e përgjuar të drogës paguan 50 000 euro? Tani besojmë se është edhe më e qartë për njerëzit se pse u refuzua legalizimi i marijuanës medikale nga qeveria dhe pse zgjedhjet u blenë dhe u ndikuan thelbësisht nga mafia shqiptare e drogës!
Sot kryeministri, siç njoftoi vetë, ka folur për 20 minuta në telefon me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, i cili i kërkoi, veç të tjerash, që të luftojë krimin e organizuar. A i tregoi kryeministri z. Rex W. Tillerson se kush është “Më i Madhi” në Tiranë dhe cili është “shteti” që merr pjesën prej 1 ton droge nga prodhuesit ilegalë të kanabisit?
#ZGJIDHJApërLigjin

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY