Një maturante nga qyteti i Librazhdit ka denoncuar faktin që drejtoresha e gjimnazit ku ajo ka kryer studimet, merr para për çdo maturant që merr certifikatën e notave dhe diplomën e maturës. Sipas vajzës, e cila dëshiron të mbetet anonim, thotë se është Klarita Lumani e cila këtë vit, edhe vitin e kaluar u ka kërkuar të gjithë maturantëve të paguanin 500 lekë (të reja), për të marrë këto dy dokumente, certifikatë notash dhe diplomë mature.
Denoncimi i gjimnazistes
Pershendetje! Doja te beja nje ankese per nje problem vertet shqetesues qe ka ndodhur ne shkollen time. Une sapo perfundova vitin e 3te Gjimnazit.
Diten e shtune ne date 22/07 ne maturantet u paraqitem ne shkolle per te mare Certifikaten e notave te Gjimnazit. Po ashtu dhe diplomen. Arsyeja qe une po ju shkruaj eshte se ndodhi dicka e cuditshme dhe e papranueshme. Drejtoresha e shkolles tone, pra e gjimnazit Ibrahim Muça zonja Klarita Lumani na kerkoi te gjithe ne maturanteve te paguanim 500 leke te reja, pra 5 mije te vjetra per te mare keto dy dokumenta, Certifikate notash +Diplome Mature.
Ne asnje gjimnaz tjeter nuk paguhen para per kete gje sepse keto dokumenta vijne nga Ministria e Arsimit dhe me pas ne Zyrat Arsimore te cilat i shperndajne ne shkolla.
E njejta drejtoreshe ka bere te njejten veprim pra marje parash edhe para dy vitesh edhe kete vit.
Para per te cilat ne nuk marim asnje mandat dhe jepen drejtperdrejt kesh ne doren e drejtoreshes, e cila nuk na jep asnje shpjegim se pse po i paguajme.
Kjo eshte nje neperkembje dhe shkelje e te drejtave tona si nxenes te arsimit publik i cili presupozohet se eshte falas.
Do iu lutesha ta publikoni si rast te pakten vitet pasardhese te mos bejne pagesa te pajustifikuara si ne. Ju faleminderit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/