Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfehet 12-vjeçarja që rrihej nga i ati: Kemi frikë të rrimë me të në shtëpi

07/08/2017
Greqi, mbanin peng dhe përdhunonin 14-vjeçaren, dënohet shqiptari dhe bashkëpunëtorët e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Babai i alkoolizuar dhunon vajzën e tij 12-vjeçare duke e goditur me grushta në banesë, arrestohet pas denoncimit të së miturës. Policia e Durrësit bëri të ditur se ka vënë në pranga një 44­vjeçar pasi ka dhunuar vajzën e tij të mitur.
Sipas të dhënave të Policisë, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Fran Gjergji, banues në Durrës, pasi pas një debati familjar në shtëpi, ka goditur me grushta vajzën e tij shtetasen R. Gjergji, 12 vjeçe, e cila ka përfunduar në spital për mjekim.
Kjo e fundit e ka denoncuar rastin e dhunës në Polici, duke sqaruar se është dhunuar barbarisht nga babai i saj, i cili ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Me të marrë dëshminë e të miturës në praninë e një psikologu, Policia ka vënë në pranga babain dhunues, i cili akuzohet për veprën penale të “dhunës në familje”.
Familja Gjergji me orgjinë nga Puka dhe e vendosur prej disa vitesh në qytetin e Durrësit jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike. Ndikuar edhe nga papunësia, me sa duket kryefamiljari ka gjetur mbështetjen tek alkooli. Kohët e fundit, sipas dëshmisë së dhënë nga vajza e mitur, ai ishte bërë shumë agresiv në shtëpi dhe vinte dorë mbi të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, për arsye nga më banalet.
“Vendosa ta denoncoj babain, pasi më ka qëlluar disa herë. Këtë radhë më ka dëmtuar duke më qëlluar me grushta në pjesë të ndryshme të trupit. Kam frikë të qëndroj me babain në shtëpi, pasi ai është shumë i dhunshëm dhe qëllon pa mëshirë dhe pa arsye vëllezërit dhe motrat e mija, si dhe nënën. Kohët e fundit ai kthehet në shtëpi në gjendje të dehur dhe zihet me ne pa ndonjë arsye. Dua që ai të arrestohet, pasi kemi frikë të qëndrojmë me atë në shtëpi”, është shprehur ndër të tjera vajza gjatë deklarimit në Polici mbi dhunën e ushtruar nga babai i saj, i cili e bëri për spital pasi e goditi disa herë me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë. Nga ana e tij, babai dhunues është justifikuar me faktin se ka qenë në gjendje të dehur ndërkohë që ka qëlluar vajzën 12-vjeçare. Mësohet se e mitura është shprehur se i ati i kishte kërkuar edhe ujë, por ajo kishte refuzuar t’i urdhërohej në gjendjen që ishte.

Tags: 12 vjecdhunedurrsfemije

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.