FOTO GALERI/ Zjarri në Velipojë, humbi babanë dhe vëllanë, ja si lutej...

FOTO GALERI/ Zjarri në Velipojë, humbi babanë dhe vëllanë, ja si lutej vajza që sot mbeti e vetme

414
0
Shares

Pas humbjes së babait, ajo humbi edhe vëllanë. Brikena Zenuni sot ka mbetur e vetme pasi shpërthimi i gazit në lokal i mori jetën dy njerëzve të saj të dashur, ndërsa pak kohë më pari ajo humbi dhe nënën.
Hektor Zenuni, 33-vjeçari i cili hyri në bodrumin e lokalit për të shpëtuar të atin nga shpërthimi i gazit në lokalin e tyre në Velipojë, ka ndërruar sot jetë në spitalin e Turqisë.
Pronari Besnik Zenuni  humbi jetën disa orë pas ngjarjes. Ndërsa sot, me vdekjen edhe të djalit të familjes Zenuni, reagimet e miqve, të afërmve dhe familjarëve janë të shumta. Ata shprehin dhimbjen e madhe për këtë tragjedi.
Disa ditë më parë Brikena, motra e Hektor Zenunit lutej për të dhe i bënte thirrje të vëllait te mos dorëzohej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY