Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Zhduken 300 byzylykë për të dënuarit, ministri Bardhi jep ultimatumin

06/08/2017
Ministri i Drejtësisë firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, emëron 12 të tjerë në burgje e hipoteka
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një informacion i klasifikuar i mbërritur në zyrën e Ministrit të Drejtësisë, lidhur me problematikën që ishte hasur me byzylykët elektronikë, që përdoren për monitorimin e personave ne konflikt me ligjin, ka vënë në lëvizje institucionin.
Nga verifikimet lidhur me shqetësimin e ngritur, Ministri Gazment Bardhi është vënë në dijeni të faktit se 300 byzylykë elektronikë, të blerë sipas një kontrate të shkurtit 2017 nga kompania që ofron shërbimin e mbikëqyrjes, nuk ndodheshin në dikasterin e Drejtësisë.
Ministri është informuar se pajisjet i ishin lënë në administrim kompanisë, ndryshe nga sa parashikohej në kontratë.
Në këto kushte, krahas kërkesës që Bardhi u bëri institucioneve për verifikimin e tenderëve për blerjen e këtyre pajisjeve, kërkoi edhe shpjegime nga kompania përse byzylykët nuk i ishin dorëzuar ministrisë sikurse thuhej në kontratë.
Pas shumë korrespodencash, Ministri Bardhi, përmes një letre të ditëve të fundit i jep ultimatum kompanisë që brenda afatit prej 72 orësh, ti rikthejë pajisjet, të cilat sipas tij mbahen padrejtësisht nga bashkimi i operatorëve ekonomike.
“Pajisjet janë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, janë aset institucional dhe mbahen në ruajtje prej saj, sipas legjislacionit në fuqi. Administrimi i mallrave nga ana juaj mund të sjellë pasoja të rëndë për interesat e Ministrisë së Drejtësisë, për shkak se pajisjet mund të humbasin, dëmtohen apo përdoren për qëllime të tjera”, thuhet në shkresën e Bardhit.
Në letrën e Bardhit bie në sy një fakti se kompania përgjatë muajit korrik, i ka dorëzuar ministrisë, 76 byzylykë, në një kohë që duhet të ishin 222 të tillë, çka ngre dyshime të forta për ekzistencën e tyre.
“Nëse mallrat ekzistojnë vërtetë në cilësinë dhe sasinë e kontraktuar, atëherë cila është arsyeja që ju nuk zbatoni ende kërkesën tonë për të na rikthyer mallin qe posedoni në kundërshtim me ligjin”, pyet Bardhi kompaninë.
Me poshtë, Ministri hedh dyshime lidhur me cilësinë e pajisjeve elektronike dhe pasojat që mund të shkaktohen për këtë fakt.
“Ngjarjet e ndodhura kohët e fundit dhe për të cilat jemi njoftuar me shkresë të veçantë na krijojnë dyshimin se byzylykët dhe sistemi nuk janë sipas specifikimeve teknike në kontratë”, thekson Bardhi.
Pavarësisht kërkesës së Ministrisë, kompania nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare. Ndërkohë që aktualisht referuar shifrave zyrtareve rezulton se të paktën 80 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale janë nën mbikëqyrje elektronike./bw/

faksimile 1

faksimile 2

faksimile 3

Tags: bardhibyzylyke pergjimiultimatumzhduken

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.