Kamzë, “do të vras’, 57-vjeçari terrorizon qytetarët me pistoletë lodër

Kamzë, “do të vras’, 57-vjeçari terrorizon qytetarët me pistoletë lodër

113
0
Shares

Një 57-vjeçar ka terrorizuar qytetarët në Kamzë pasditen e të shtunës, kur në rrugë, teksa ka takuar shtetasin D. O., 43-vjeç, e ka kërcënuar me armë zjarri.
Në kohë janë afruar oficerë të policisë të cilët kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, të cilët më pas kanë zbuluar se arma e zjarrit që mbante në duar shtetasi me inicialet B. M., 57-vjeç, banues në Tiranë, ishte pistoletë lodër.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 57-vjeçarin, pasi rreth orës 17:00, në Kamzë, ka kanosur me një pistoletë lodër, shtetasin D. O., vjeç 43 banues në Tiranë.
Ai akuzohet për veprën penale parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal, që bën fjalë për “Kanosjen”.
Sipas këtij neni, “kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY