SKANDAL/ Spitali i Dibrës pa mjekë, vetëm një gjinekolog “mbulon” të gjitha...

SKANDAL/ Spitali i Dibrës pa mjekë, vetëm një gjinekolog “mbulon” të gjitha specialitetet

230
0
Shares
Spitali Peshkopise

Ajo që po ndodh në spitalin e Dibrës është e padëgjuar ndonjëherë. Mungojnë mjekë dhe thuajse të gjithë specialistet për arsye ende të paqarta. Një mjek i vetëm ka 20 ditë që po bën shërbim roje.
Bajram Balliu i tha ABCNews që nuk e përballon dot më.
Bajram Balliu ka këtu 20 ditë. Ai është mjek gjinekolog në spitalin e Peshkopisë dhe nuk ka shkuar asnjë orë në shtëpi. Në mungesë të mjekëve të tjerë ai bën roje.
Balliu e ka të pamundur të vazhdoje kështu. Thotë se i duhet të braktisë qofte dhe profesionin, sa nuk është përballur ende me një rast të rendë urgjence. Dhe çfarë mund t’i afrojë një mjek i rraskapitur në shërbim një të sëmuri rëndë.
Një numër jo i pakët i të sëmurëve transportohen në Tiranë.
Në spitalin e Dibrës nuk ka mjekë. Për specialistet as që bëhet fjalë.
ABC News  ka kohë që po ndjek situatën aty por situata është e pandryshueshme.
Në spital mungon mjeku Kirurg, Ortopedi, O. R. L. Neurologu, Pediatri dhe  Nefrologu dhe Dermatologu. Por edhe ata që aktualisht ndodhen aty janë në prag të pensionit ose kanë dalë në pension, por me kërkesë të ministrisë vazhdojnë të qëndrojnë,
Ajo ç’ka është më e rëndësishme ka të bëjë me mjekun reanimator, pasi është i domosdoshëm në të gjitha specialitetet. Prej më shumë se një muaj nga spitali u largua edhe një mjeke Obsteter/Gjinekologe e cila doli në pension.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY