Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Opracioni në “Don Bosko”, familjarët e Blendi Pecës ngrenë akuza: Policia gënjen, “citroeni” u qëllua me 13 plumba

04/08/2017
Opracioni në “Don Bosko”, familjarët e Blendi Pecës ngrenë akuza: Policia gënjen, “citroeni” u qëllua me 13 plumba
Share on FacebookShare on Whatsapp

Familjarët e Blendi Pecës, i plagosur tre ditë më parë gjatë operacionit policor te “Don Bosko”, kanë një tjetër version për ngjarjen.

Gazetarja Klodjana Lala raporton për BalkanËeb se i riu ndodhet në spitalin e Traumës dhe gjendja e tij është përkeqësuar, ndërsa familjarët e tij, pretendojnë se historia nuk është aspak ashtu siç thotë polica.
Sipas familjarëve të Pecës, kanë qënë agjentët e antidrogës ata që e kanë përplasur mjetin me të cilin lëvizte, një Citroen. Jo vetëm kaq, por ata kanë ushtruar dhunë dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.
Familjarët thonë se do të ngrenë një padi për menyrën se si është trajtuar djali i tyre.
Në një foto të mjetit Citroen me të cilin lëvizte 27-vjeçari duken qartë shenjat e plumbave që e kanë kapur mjetin. Gazetarja konfirmon se ndaj tij është qëlluar plot 13 herë.
Nga ana tjetër, në versionin e saj policia pretendon se janë ndjerë të rrezikuar, pasi janë përplasur nga i riu dhe prandaj kanë hapur zjarr në drejtim të tij.
“Shtetasi Blendi Peca është konstatuar nga shërbimet e policisë duke lëvizur me mjetin tip “Citroen”, në zonën e Don Boskos”. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij për të bërë ndalimin e mjetit. I është bërë shënja e ndalimit nga punonjësit e policisë të veshur me jelekun multifunksional me mbishkrimin “Policia”, por mjeti nuk ka ndaluar, ka kryer manovra lëvizjeje të rrezikshme për jetën e punonjësve të policisë. Në këto kushte punonjësit e policisë kanë nxjerrë armën e brezit dhe kanë qëlluar në ajër duke dhënë përsëri urdhër ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur, ka vijuar tentativën për tu larguar. Punonjësit e policisë kanë shënjestruar dhe qëlluar gomat e mjetit dhe kur janë afruar kanë vënë re se është plagosur lehtë, drejtuesi i mjetit, shtetasi B.P, 27 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin tip Citroen (në pronësi të shtetatit A.M., 22 vjeç) është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 385 gramë”,- thuhet në deklaratën e policisë./bw/

20170804-110451

Tags: blendi pecadon boskodrogeplagosje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.