FOTO & EMRI/ Itali, arratiset krimineli shqiptar më i rrezikshëm, policia apelon:...

FOTO & EMRI/ Itali, arratiset krimineli shqiptar më i rrezikshëm, policia apelon: Kujdes!

787
0
Shares

Një 23-vjeçari me origjinë shqiptare dhe banues në Romë, ka alarmuar policinë italiane pasi u arratis nga spitali ku po mjekohej. Sipas mediave italiane, shqiptari David De Gaetano, ishte arrestuar pas një ndjekje të gjatë nga policia në Spoltore, për vjedhjen e një makine “Audi A6”.
Por gjatë ndjekjes, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe se shqiptari nuk i ndaloi, agjentët u detyruan të qëllonin me armë mbi të. Për pasojë, 23-vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe mbeti i plagosur. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Chieti dhe ruhej nga oficerët.
Gjatë qëndrimit në spital, De Gaetano planifikoi që të arratisej. Ai thërriti infermieren duke i kërkuar ndihmë dhe më pas sulmoi dy policët që bënin roje në dhomën e tij. Janë të paqarta rrethanat e sakta si ndodhi sulmi, por mediat italiane shkruajnë se dy oficerët kanë pësuar lëndime dhe ndodhen të shtruar në spital.
Autoritetet publikuan në media një foto të shqiptarit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nëse e shohin pasi është i rrezikshëm dhe të lajmërojnë menjëherë policinë për vendndodhjen e tij. Mediat shkruajnë se ai është 1 metër e 83 cm i gjatë dhe ka shenja në fytyrë për shkak të plagosjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY