RRËFIMI/ Lufta te “Komuna e Parisit”, dëshmitari: I plagosuri ishte gjithë gjak....

RRËFIMI/ Lufta te “Komuna e Parisit”, dëshmitari: I plagosuri ishte gjithë gjak. Ja ç’më kërkoi

947
0
Shares
Lorenc Hoxha

Një dëshmitari i ngjarjes së të enjtes ku mbeti i plagosur një i ri, ka treguar për TVKlan.al detaje nga atentati.
Ai ka rrëfyer se një nga automjetet ka ardhur me shpejtësi nga kryqëzim i “Komunës së Parisit” dhe është futur në bllokun e pallateve.
“Fillimisht makina tip “Benz” ngjyrë e bardhë me targa AA 777 RT e cila vinte nga kryqëzimi i ‘Komunës së Parisit’ duke tentuar për tu futur në rrugë dytësore ka prekur me pasqyrë një kalimtare, e cila është rrëzuar dhe më pas drejtuesi i makinës nga frika se mund të kishte shkaktuar aksident është larguar me shpejtësi.
I plagosuri është shkëmbyer me mua dhe i kam treguar se ku ndodhet ambulanca për të shkuar për të marrë ndihmën e nevojshme.
Ndërkohë mjeti i cili i ishte pa frena ka lëvizur një gjendje të lirë dhe është futur brenda tunelit duke rrezikuar jetën e fëmijëve të lagjes, të cilët po luanin aty pranë.
Shoferi i makinës, i plagosur me dorën që po i rridhte gjak, së bashku me një shokun e tij janë larguar me vrap nëpër rrugica”, rrëfen dëshmitari.
Dëshmitari tregon se e kanë vendosur makinën në gjendje frenimi për arsye sigurie. Sipas dëshmitarit ndaj makinës është qëlluar në një vend tjetër.
Sipas policisë i plagosur te “Kryqëzimi i Komunës së Parisit ka mbetur Lorenc Hoxha, 24 vjeç. Nuk dihen ende arsyet e këtij atentati.

Makina e Lorenc Hoxhes, pas atentatit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY