Monika Kryemadhi zbulon mosmarrëveshjen e parë me Presidentin Ilir Meta

Monika Kryemadhi zbulon mosmarrëveshjen e parë me Presidentin Ilir Meta

449
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në studion e lajmeve të ABC News mbrëmjen e sotme, e pyetur rreth një koalicioni të mundshëm në opozitë të LSI-së me PD-në, tha se, “partia që ajo drejton është e hapur për koalicion një të tillë opozitar dhe se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, pasi në këtë mënyrë do të kemi edhe një qeverisje më të mirë, do kemi demokraci, në një Shqipëri që vazhdon të jetë në tranzicion”.
Monika Kryemadhi, ka folur në lidhje me postin e saj të ri si Kryetare e LSI-së. Ndër të tjera ajo ka folur edhe me marrëdhëniet e saj me Ilir Metën, tashmë president i Shqipërisë. Ajo shprehet se me Metën nuk ka debatuar kurrë për politikë në shtëpi.
“Konfliktet e mia me Metën nuk kanë qenë për politikë në shtëpi. Këto debate ndodhin o në zyrat e partisë, o në parlament”, tha ajo.
E pyetur nëse është zonjë e parë, Monika edhe njëherë e ka mohuar duke i qëndruar bindshëm vendimit të saj. Ajo madje tregoi edhe një episod me Metën, ku tregon se si teksa ajo i kërkonte ndihmë drejt telefonit për debatin e ujit në Këshillin Bashkiak, ndërsa ai ja ka prerë shkurt duke i thënë, “drejtoje vetë situatën, mos më pyet mua”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY