Lër tumanet dhe atletet, vish çizmet dhe shuaj zjarret!

Lër tumanet dhe atletet, vish çizmet dhe shuaj zjarret!

146
0
Shares

“Vendi është përfshirë nga flakët. Mijëra hektarë pyje po shkatërrohen, qendrat e banuara pranë tyre janë në rrezik. Qeveria dhe pushteti lokal kanë dështuar dhe janë dorëzuar. Kryeministri merret me denoncime e dënime të turpshme kolektive e publike të drejtorëve dhe e ka mendjen te shoë i radhës me tumane e atlete, në takimet ndërkombëtare. Qeveria duhet të shpallë urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u kërkojë ndihmë zyrtarisht fqinjëve, BE-së dhe NATO-s. Nëse hyn zjarri në Parkun e Llogorasë do të shkatërrohet një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore në vend dhe në rajon. Nëse kjo ndodh, ky kryeministër i paaftë, manipulator, gënjeshtar, rrënjëdalë dhe i papërgjegjshëm duhet ta dijë se nuk do t’ia hedhë dot lehtë, duke fajësuar ca vartës të vobektë në administratën e shtetit, që ai vetë e ka shkatërruar!
ZGJDHJA fton qytetarët që të reagojnë me forcë, sepse kryeministri i hashashit do të lërë mbrapa vetëm tokë të djegur!
#ZGJIDHJApërShqipërinë!”, ka reaguar partia Zgjidhja, pas situatës së rënduar të shkaktuar nga rënia e zjarreve të shumtë, në rang vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY