Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, depozitojnë padi në Gjykatën...

Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, depozitojnë padi në Gjykatën Kushtetuese

111
0
Shares

Prokurorët dalin kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, që iu heq të drejtën për të marrë vendim për pushimin e çështjeve apo dërgimin e tyre për gjykim, pa marrë më parë miratimin e gjykatësit të hetimeve paraprake.
Unioni i Prokurorëve, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një padi ku kundërshton disa nene të Kodit dhe kërkon shfuqizimin e tyre si antikushtetues.
Sipas Unionit të Prokurorëve këto nene cenojnë funksionimin e punës së prokurorisë. Ndaj prokurorët kërkojnë pezullim deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale hynë në fuqi më 1 gusht bazuar në reformat në sistemin e drejtësisë.
Në zbatim të këtij Kodi të gjitha dosjet hetimore të prokurorëve do të kalojnë në sitën e gjyqtarëve të hetimeve paraprake që kanë “Carta Bianca”, pra autoritet të plotë, të vlerësojnë nëse një dosje hetimore duhet dërguar në gjykatë dhe shtetasi/sja e hetuar duhet të merret i/e pandehur dhe të hapet gjyq apo dosja të hidhet poshtë si e pabazuar në fakte dhe prova.
Shkurt, përfaqësuesit e organit të akuzës, prokurorit të një çështjeje penale, i hiqet e drejta të vendosë nëse qytetari/qytetarja, ndaj të cilit ai ka ndërmarrë hetime, do të shkojë në gjyq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY