Zëvendëspresidenti amerikan, Pence, ka shpalosur para liderëve të rajonit politikën e SHBA ndaj Europës dhe Ballkanit dhe ka inkurajuar liderët të bëjnë si duhet detyrat për të cilat janë besuar nga qytetarët.
“Më ka dërguar Trump për të përcjellë angazhimin e veçantë për Ballkanin Perëndimor. Trump do të qëndrojë me ju ndërsa ndiqni të ardhmen tuaj evropiane, SHBA ju mbështet, se çdo rrugë do forcojë Europën. Me Trump, politika e SHBA do të jetë prosperiteti i Amerikës në fillim, por Amerika e para nuk do të thotë Amerika e vetme, lidhja SHBA – Europë do të jetë jetike, ne jemi më të fortë se bashku sesa të ndarë”, tha ai në fjalën e mbajtur në Podgoricë, ku është duke u zhvilluar Samiti i “Kartës së Adriatikut”.
Ai porositi liderët të lënë mënjanë zemërimet.
“Punoni së bashku, forconi ekonomitë, luftoni korrupsionin, ndërtoni qeveri të besueshme e të përgjegjshme, rrisni besimin te njerëzit, detyra juaj kërkon kurajë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/