Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Brenda burgjeve të Maqedonisë, tortura dhe kushte çnjerëzore

02/08/2017
Brenda burgjeve të Maqedonisë, tortura dhe kushte çnjerëzore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tortura fizike dhe mendore, kushtet e mjerueshme, shërbime të këqija dhe kontroll i ashpër. Të burgosur me shikim të dëmtuar dhe kancer, të cilëve nuk u lejohet shërimi në shtëpi, por mbahen të kushte jo njerëzor
Kjo është pasqyra e burgjeve të Maqedonisë, të stërmbushura me shqiptarë të pafajshëm, të montuar nëpër procese gjyqësore nga regjimi i kaluar, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Në qelitë e këtyre burgjeve famëkeqe ka edhe persona nga etnitete tjera, të cilët vazhdojë të llogariten si viktima të gruevizmit.
Kjo situatë e rëndë ka bërë që Iniciativa qytetare “Liri për viktimat e Grujevizmit” kërkon amnisti për të burgosurit dhe revizion të gjykimeve nga gjykatësit maqedonas gjatë periudhës së pushtetit të kaluar.
Ata kërkojnë që Kuvendi ta fusë në rend dite propozim-ligjin për amnisti të cilin e kanë dërguar para 18 ditësh. Familjarët e të akuzuarve gjithashtu ankohen edhe për kushtet e këqija nëpër burgjet e vendit.
“Personat nëpër burgje që ndërrojnë jetë, shpesh vdesin nga dhuna e ushtruar. Tek personat që janë të dënuar me burg të përjetshëm, kemi raste të cilat unë kur i kam dëgjuar kam ngelur e habitur ku n prezencë të personit mjekësor personit të dënuar I është vënë injeksion dhe në gjendje pa vetëdije është detyruar ta pranon fajin të cilin nuk e ka bërë. “ Nuk kemi përgjegjësi as nga ministri i ri Drejtësisë, as nga drejtoresha për sanksione, nuk kemi përgjegjësi as nga drejtori i Idrizovës të cilët ende vazhdojnë të qëndrojnë në pozita – thotë Meri Nikollova, aktiviste.
Avokati i Popullit Ixhet Memeti, ka theksuar se kushtet nëpër burgjet e vendit janë katastrofale me kushte çnjerëzore. Sipas tij, kjo është arsyeja që po ndodhë blindimi i plotë i burgjeve ndaj mediave dhe opinionit publik.
“Në tre vitet e fundit nuk ka sistem të mirëfilltë të shëndetësisë dhe të sigurisë, në raste të ndodhjes së fatkeqësive, madje edhe humbjes së jetëve të burgosurve, janë mjaft shqetësuese. Qytetarët dhe i gjithë opinioni duhen shumë qartë të kenë informata, kërkojnë transparencë se çka ndodhi me këto raste që vetëm në vitin 2017 kemi tre vdekje, në rrethana të cilat për opinionin janë të panjohura”, është shprehur Memeti./INA/

Tags: burgGJENDJAmaqedoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.