Zjarri në Velipojë, vajza e pronarit apelon: Ndihmë! Po më ikën edhe...

Zjarri në Velipojë, vajza e pronarit apelon: Ndihmë! Po më ikën edhe vëllai!

203
0
Shares

Vajza e pronarit të resortit në Velipojë, i cili humbi jetën nga shpërthimi i gazit si pasojë e rrjedhjes dhe defektit në cisternën 1000 litërshe, kërkon ndihmë. Brikena Zenunaj pas humbjes së babait, Besnikut 55 vjeç, ka një shqetësim tjetër. Tashmë rrezikon jetën dhe vëllai Hektori 33 vjeç, që siç i kanë thënë mjekët është djegur në 85 për qind të trupit.
Vëllain e kanë nisur në Turqi për një trajtim më të specializuar mjekësor, por Brikena shprehet se ai rrezikon jetën. Ajo shprehet se familja e saj nuk mundet të përballojë tërësisht kostot financiare dhe se koha nuk premton. Brikena kërkon ndihmë për të shpëtuar jetën e vëllai të saj.
“Vëllai im rrezikon jetën, e kemi nisur në Turqi për një trajtim të specializuar për djegie të trupit në masën 85 për qind. Financat nuk janë të mjaftueshme për të përballuar mjekimin. Gjendja jonë financiare nuk është e mirë. Janë pronat që nuk shiten. Nuk kemi mjaftueshmërisht para dhe koha nuk premton. Kam nevojë të shpëtoj jetën e vëllait. Në trup ka thithur gaz e metale. Nuk e di si do të reagojë trupi. I kanë thënë që duhet të kalojë të paktën dy javë që të dalë jashtë rrezikut. Nga ana tjetër nuk na mjaftojnë paratë, çdo natë që qëndron në spital kostoja është rreth 1 mijë Euro”.
Orët e para të paradites të mërkurës së shkuar, për familjen Zenunaj do të ishin fatale. Një shpërthim në restorantin e kësaj familjeje, la të plagosur 4 persona. Plagët më të rënda i mori Besnik Zenunaj, i cili pësoi djegie në 90 për qind të trupit. Plagët ishin fatale për babanë e 4 fëmijëve, i cili të dielën ndërroi jetë. Një ditë më parë, mjekët thanë se Hektori vijon të mbetet në gjendje kritike. Humbjen e babait dhe apelin për ndihmë për të vëllain, Brikena e ka shprehur edhe në rrjetet sociale.
“Pse më ike në botën tjetër o bab.. Unë akoma se besoj. Çdo ditë të kërkoj. Më mungon koha e vjetër. Po prapë me ty jetoj…”, shkruan e reja në një dedikim prekës për babanë 55-vjeçar, që nuk jeton.
Ndërsa për vëllain e saj, Brikena ka shumë fjalë, shumë dashuri dhe mbi të gjitha një premtim…
“Të kesh një vëlla do të thotë të zihesh gjithë ditën. Do të thotë të kesh një përqafim të sinqertë dhe një engjëll mbrojtës në çdo hap që bën. Të kesh një vëlla do të thotë që kur blen ëmbëlsira pjesën me të madhe ja jep atij se është vëllai im i vetëm. Të kesh vëlla do të thotë që të kesh dashurinë dhe respektin e vërtetë të një mashkulli.
Të kesh besimin dhe premtimet e sinqerta, e të mbajtura derisa fryma e fundit të dalë. Të kesh një vëlla do të thotë të kesh gjithë botën në duart e tua, se vetëm buzëqeshja e tij është gjithë bota jote dhe ai është i aftë të ta fal ty, se ti do jesh gjithmonë princesha e tij.
Të kesh një vëlla do të thotë që gjithmonë të ziheni për punët e shtëpisë se ti i bën dhe ai i prish, e pastaj të ngacmon duke të thënë që ti s’ke bërë punë fare. Të kesh një vëlla do të thotë që të grindesh për pultin e televizorit, për vendin më të rehatshëm në divan, për kush hëngri më shumë kokoshka apo patos kur shihje ndonjë film. Të kesh një vëlla do të thotë që ai të të shkulë flokët kur ti i vihesh kundra, por të ndjesh një dhimbje të ëmbël pas përqafimit të tij kur shikon fytyrën tënde të mërzitur.
Të kesh një vëlla është diçka e madhe, është mrekulli, është vetë jeta me ngjyrat e saj të bukura. Të kesh një vëlla do të thotë shumë e shumë gjëra, por mbi të gjitha respekt, besim, sinqeritet dhe dashuri..! Unë besoj në gjithësinë e Zotit të madh se ti do të shpëtosh dhe do ja dalësh për mua, se më ke premtuar dikur që asnjëherë nuk do më lesh kurrë vetëm…
Të premtova para se të ikësh e Turqi që nuk të lë unë kurrë të ikësh, sepse ti je shumë i fortë, sepse e bën veç për mua… çdo dhimbje e mban në shpirtin tënd dhe mua nuk mi thua… Lutem çdo ditë që ti të vish sërish tek unë, ashtu si dikur… Allahu më ka ndihmuar në çdo hap të jetës time vëlla… dhe besoj se edhe kësaj herë, Zoti do më ndihmoj për ty… për në të dy… Dua që t’ja dalësh vëlla… Të dua pafund vëlla, sepse je gjithçka që më ka mbetur në këtë jetë. Në çdo hap të jetës ishim bashkë dhe dua që të jemi gjithmonë bashkë”.

Kushdo që dëshiron të ndihmojë sado pak, për të shpëtuar jetën e Hektor Zenunaj ajo ka publikuar edhe numrin e llogarisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY