FOTO/ Presidenti Ilir Meta pret ambasadorin e Japonisë në Tiranë

FOTO/ Presidenti Ilir Meta pret ambasadorin e Japonisë në Tiranë

87
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e parë rezident të Japonisë në Tiranë, Makoto Ito, të cilit ndër të tjera i shprehu mirënjohjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve për ndihmesën e madhe e të çmuar që Japonia ka dhënë në dy dekadat e fundit, si për zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të vendit, ashtu edhe në fushat e arsimit e të kulturës, si dhe mjedisit.
Duke përshëndetur vendimin e Japonisë për hapjen e Ambasadës në Tiranë, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu besimin se tashmë janë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet e forcohet edhe më shumë.
Presidenti Meta vlerësoi me shumë interes nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri, si bashkëpunimin në fushën e turizmit ashtu dhe të bujqësisë.
Në përgjigje të urimit me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta i dorëzoi Ambasadorit Ito një mesazh falënderimi për Perandorin e Japonisë Akihito.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY