EMRAT/ Tiranë, sherr tragjik me thika, vdes 22 vjeçari

EMRAT/ Tiranë, sherr tragjik me thika, vdes 22 vjeçari

230
0
Shares

Një konflikt për motive të dobëta është bërë shkak për vdekjen e një të riu 22 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23.30.
Shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.
Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A.
Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.
Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit:
– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe janë arrestuar si bashkëpuntorë në krim shtetasit :
– Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë.
– Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë .
– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.
Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY