DETAJE/ Vrasja në Vlorë nga ekzekutorë me pagesë – Policia ka identikitin

DETAJE/ Vrasja në Vlorë nga ekzekutorë me pagesë – Policia ka identikitin

163
0
Shares

Ekzekutimi i Marjen Xhaferajt, qe u qëllua teksa ndodhej në një lokal në Lungomare i ulur me një tjetër person, nuk ka ende autorë.
Personi i parë që ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur në atë moment ka qenë ai që ka qenë në tavolinë me të, ku siç mësohet, ka thënë se personi ka qenë i maskuar me kapuç dhe se është nisur në këmbë në drejtim të pallateve.
Sipas dëshmisë së tij, në drejtim të objektivit të atentatit, ishte afruar një person, i cili e ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar me shpejtësi në këmbë mes pallateve duke përfituar edhe nga errësira.
Janë dhënë të dhëna konkrete në lidhje me paraqitjen e tij fizike, ndërsa bëhet me dije se shpejt Policia mund të ketë një identikit të vrasësit. Policia e Vlorës ndërkaq ka shoqëruar 10 persona për t’i marrë në pyetje, ku të shumtët janë dëshmitarë të ngjarjes.
Gjithashtu janë shoqëruar edhe të tjerë me të shkuar kriminale, të cilët dyshohet se mund të jenë të implikuar. Paraprakisht dyshohet se autori është vrasës profesionist me pagesë, bazuar kjo edhe nga të dhënat e siguruara.
Rezulton se autori është afruar qetësisht në vendin e ngjarjes dhe ka qëlluar shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend pa rrezikuar jetën e klientëve të tjerë, madje as të personit që ka qenë në tavolinë me të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY