DETAJE & FOTO/ Pogradec, plagoset punonjësi i bashkisë, po shuante zjarrin dhe...

DETAJE & FOTO/ Pogradec, plagoset punonjësi i bashkisë, po shuante zjarrin dhe shkeli një send që shpërtheu

76
0
Shares

Një punonjës i bashkisë së Pogradecit është plagosur rëndë sot pasdite pasi kishte shkuar në fshatin Pojskë, ku kishte rënë zjarr në një masiv me shkurre.
Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, një punëtor i bashkisë Pogradec, konkretisht shtetasi A. B., 57 vjeç, është plagosur si pasojë e shpërthimit të një sendi/mjeti shpërthyes (për përcaktimin dhe gjetjen e llojit të së cilit do të punohet pas shuarjes së zjarrit) duke marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
I plagosuri u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Po punohet për shuarjen e zjarrit, zbardhjen e shkaqeve të rënies së tij, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY