U dënua për vjedhjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë, u kap...

U dënua për vjedhjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë, u kap më në fund

97
0
Shares

Një nga personat e dënuar për vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë u ndalua në Tushemisht nga policia kufitare e Pogradecit.

“Ndalohet një shtetas në kërkim i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg  për veprën penale : “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Policisë në Pikën e  Kalimit  Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim :

Emiljano Lamçe, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 1819 datë 27.05.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22.09.2016 ) e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Veprimet e mëtejshme  proceduriale  lidhur me këtë rast  do të kryhen  nga  Drejtoria  Vendore e  Policisë Tiranë””, thuhet ne njoftimin e policise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY