Nxirret nga palombarët trupi i mbytur në Liqenin Artificial të Tiranës.
Personi u mbyt pasditen e sotme.
Sipas policisë, viktima ende i paidentifikuar, është i moshës 45 – 50 vjeç i cili është futur në ujë për t’u freskuar, ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt në zemër.
Dëshmitarë janë bërë disa kalimtarë të cilët kanë lajmëruar policinë në momentin kur 50-vjeçari është fundosur në ujë dhe s’ka dalë më.
Njoftimi i policisë për ngjarjen
Më datë 31. 07. 2017, rreth orës 17:00, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas të mbytur te Liqeni Artificial.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ambulanca dhe grupi i palombarëve të RENEA-s.
Rreth orës 19:20 nga grupi i palombarëve u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë nga liqeni.
Nga verifikimet paraprake rezulton se trupi i pajetë i përket një shtetasi të gjinisë mashkull, rreth moshës 50 vjeç, rreth 1 e 70 i gjatë dhe me flokë të rëna.
Po punohet për identifikimin e trupit të pajetë.
Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, shtetasi është futur në liqenin Artificial për tu larë dhe nuk ka dalë më.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/