Takimi sekret i Edi Ramës në Holandë, a u vendos fati i...

Takimi sekret i Edi Ramës në Holandë, a u vendos fati i ardhshëm i Shqipërisë?!

107
0
Shares

Më datë 24 Korrik menjëherë pas ceremonisë së betimit të Presidenti Ilir Meta, Edi Rama në mesnatë rreth orës 24.00 është nisur për një udhëtim “privat” drejt Amsterdamit.
Fillimisht media thanë se kryeministri kishte pajtuar një çarter për këtë udhëtim jashtë axhendës kryeministrore, por më pas vetë zyra e shtypit të tij e detyruar të konfirmojë lajmin pas incidentit me policinë holandeze njoftoi, se Rama kishte përdorur një nga linjat “Low Cost”.
Ka qenë rastësia, që ka zbuluar këtë fluturim në mes të natës të kryeministrit të vendit tonë. Një pasagjere në aeroport ka mundur të jetë dëshmitare dhe të fotografojë momentet, kur autoritet aeroportuale kanë çuar në zyrat e tyre Edi Ramën për verifikim. Pas dekonspirimit të këtij udhëtimi që u mbajt i fshehtë deri në momentet e fundit, zyra e  kryeministrit nxitoi të sqarojë, se bëhet fjalë “thjesht për një vizitë private”.
Të gjitha mediat dhe opinioni publik, u fokusuan vetëm te “incidenti” me autoritet holandeze dhe më pas çështja u harrua. Por në fakt, përse ka shkuar një javë më parë Edi Rama në Holandë në mes të natës dhe a ka qenë ky udhëtim “krejtësisht privat”, siç nxitoi të sqarojë Endri Fuga?
Nga burime të sigurta pak ditë më parë, se në fakt ky udhëtim misterioz nuk ka qenë aspak për çështje private, por për një mbledhje të gjerë me emra shumë të njohur ndërkombëtarë ku është diskutuar e vendosur për vetë fatet e Shqipërisë, jo vetëm gjatë 4 viteve të ardhshme të qeverisë “Rama 2”, por edhe për dekadat në vijim.
Bëhet fjalë për një takim të organizuar sipas metodologjisë “masonike”, ku merrnin pjesë individë shumë të fuqishëm politikë, financiarë dhe të lobimit nga gjithë Europa. Mësuam se një nga organizatorët e kësaj mbledhje sekrete ka qenë ish-kryeministri anglez, Toni Bler, që ka qenë edhe i pranishëm.
Nuk e botuam këtë informacion pak ditë më parë sapo e mësuam, pasi marrja e të dhënave të hollësishme ishte gati e pamundur si pasojë e “omertës” që është vendosur.
Por “papritur” dje na ka ardhur në ndihmë vetë këshilltari “sekret” britanik i Edi Ramës, që në kohën kur ishte në opozitë dhe krahu i djathtë i Toni Bler, që ka qenë gjithashtu dëshimtar i kësaj mbledhje sekrete,  Alistair Campbell.
Në një shkrim të gjatë në mburrje të Shqipërisë nën hyqmin e Ramës, të botuar në blogun e tij dhe te “The New European”, pa dashje ose me qëllim, ai zbulon dhe konfirmon takimin sekret.

Ja çfarë shkruan Campbell mes rreshtash, në artikullin e djeshëm.
“Sa i përket përfshirjes sime personale në këtë vend, e cila daton 6-7 vjet, Edi Rama tregoi këtë histori në një darkë një javë më parë, ku mblodhi një grup ish-kryeministrash nga Europa, këshilltarë të Bankës Botërore, akademikë, organizata fílantrope, ekspertë të zhvillimit dhe këshilltarët e tij të komunikimit, për të diskutuar planet për mandatin e tij të dytë, vetëm pak pas zgjedhjeve që e panë atë të fítonte një mandat dhe më të fuqishëm se ai i pari, katër vjet të shkuara”.

Pra rreth një javë më parë, kohë që korrespondon me udhëtimin misterioz të Ramës në Holandë, qenka mbledhur një grup i madh me “VIP-a” nga Europa, të politikës, miliarderë filantropë, ekspertë të njohur ekonomikë etj, që kanë diskutuar për fatin e Shqipërisë gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës.
Përse është mbajtur dhe mbahet ende sekret ky eveniment kaq i rëndësishëm nga publiku shqiptar? Që kur udhëtimet e kryeministrit të Shqipërisë në mes të natës, për të vendosur mbi fatet e Shqipërisë qenkan “axhendë private”?

Një farë përgjigjeje për shumë pikëpyetje dhe dyshime që ngrihen mbi gjithë këtë na e jep vetë Campbell, mes rreshtave në shkrimin e tij:
“Ekziston një arsye përse të gjithë këta ekspertë të njohur nga e gjithë bota dolën vullnetarë, për të qenë në takimin që përcaktoi linjat e mandatit të dytë të Ramës. Kjo është shumë e rëndësishme, në një rajon historikisht të paqëndrueshëm, me të, një lider të rëndësishëm brenda tij. Liderja më e rëndësishme në Europë, Angela Merkel, ka zhvilluar një interes të posaçëm për të dhe ka luajtur një rol aktiv në inkurajimin e afrimit shqiptaro-serb”.

Pra në këtë takim qenkan përcaktuar përfundimisht linjat e qeverisë Shqiptare për të paktën katër vitet e ardhshme dhe se plani “Ish-Jugosllavia plus Shqipëri”, tashmë qenka vendosur.
Kaq tani për tani për këtë mbledhje sekrete të Ramës, mbajtur për fatet e Shqipërisë, duke pritur që kryeministri i vendit të sqarojë, parlamentin, dhe mbi të gjitha popullin shqiptar, se çfarë është vendosur konkretisht në këtë takim dhe cilët janë nominalisht këta ish-kryeministra, ekspertë e filantropë “të njohur në gjithë botën”, që kanë vendosur për të ardhmen tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY