REPLIKAT/ Komentuesit “kërkojnë kokën” e Ilir Beqajt për dështimin e shëndetësisë, Edi...

REPLIKAT/ Komentuesit “kërkojnë kokën” e Ilir Beqajt për dështimin e shëndetësisë, Edi Rama jep leksion për gjuhën shqipe dhe edukatën morale

140
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, në një dalje për media u ka kërkuar dorëheqjen të gjithë drejtorëve të spitaleve rajonalë dhe bashkiakë, duke theksuar se kanë abuzuar me detyrën. I gjithë aktiviteti i kryeministrit u ndoq live nga shumë ndjekës në rrjetin e tij social “Facebook”.
Njëri nga komentuesit i shkruan se cila do të jetë kostoja e ish-ministri të tij të drejtësisë duke e pasur fjalën për Ilir Beqjan.
Por nga ana e tij Rama, i ka kthyer përgjigje duke i thënë se nuk ka kuptuar thelbin e çështjes.
Nuk mungonë, pothuajse në cdo replikë të Edi ramës, edhe korrigjimi drejtshkrimor” dhe “këshilla” për cdo komentues “për të mësuar shqipen”.
Kryeministri Rama është përplasur me komentuesit edhe lidhur me kultivimin e kanabisit në vendin tonë.

Replikat

Qytetari: A ka kosto ish ministri jot qe per 4 vite se ka pare kete qe pe ti per pak dite dhe qe e finalizove me doreheqje te të gjithe drejtoreve te spitaleve. Ku qendron ministri jot per gjithe kete skandal. Ku eshte pergjegjesia e tij zot rote apo ta gradosh edhe njeher minister aty apo dikun tjeter kushedi. Turp ! Korrupsionin luftoje nga koka e jo nga te vegjlit qe skan faje fare ne rastin ne fjale sepse cdo gje kane bere e kan bere se jan toleruar nga lart.

Rama: Gjovalin, s’ke kuptuar thelbin e gjithe levizjes qe sapo ka filluar ti vella, po si duket s’di shahun po vetem lojen luftash me top gome. Dhe turpin shko tregoja vetes ne pasqyre jo mua, se s’ta ka njeri borxh te degjoje klithmat e tua te moskuptimit.

Qytetarja: Ti na kenaqe tu ik sa andej e kendej bo nji ligje per kriminelat qe vrasin kush vret te rri ne burge jo te shkoj turiste e te dali mbas tre muaj

Rama: Vana, qenke goxha vajze meso shqipen se keshtu si e shkruan dukesh keq shume, po s’eshte vetem kjo, meso edhe edukaten njekohesisht, se nuk ka manikyre qe i zbukuron thonjte e pagdhendshem te paditurise!

Qytetari: Lere kanabisin po shikoni zjarret se ka 3 dite qe Po digjet ketej nga riviera dhe nuk e ka levizur njeri menderen.

Rama:  Lion, te gjithe ata qe duhet te levizin jane ne levizje kunder zjarreve, po zotrote nuk ke si i shikon nga shezlloni dhe mesa duket se paske fare idene e asaj qe po ndodh me zjarret ne te gjithe mesdheun!

Qytetari: Recitime poezish,apo lexim monologjesh, fjale shume e jo konkrete e pune pak… mentalitet shqiptar i qeverisjes

Rama: Jeton ta marrsha te keqen, nese s’te duken konkrete rezultatet qe thuhen dhe thuhen me fjale, s’mund te thuhen me gishta, atehere me siguri ose s’e ke pasur mendjen kur i ke degjuar ose nuk degjon dot se nuk e ke mendjen.

Qytetarja: Po ca pret o kryeminister?Tju thone se nuk po punojne?Ne letra i kopsitin bukur,por per zbatim “hajt se folim”.

Rama: Alba, jane fakte keto qe thuhen ketu, me prova te certifikuara nga partneret nderkombetare, nuk jane letra te kopsitura

Qytetari: Po ik mo ci keni keto lereni popullin te haj buk pse nuk arestoni zyrtare te larte ministra ish kryeministar dhe presidenta apo keta spreken iko se po na vjen per te vjedh bashke me kete bajge qe po flet

Rama: Rent Rent Omer ku i ke pare xhepat e mi ti apo t’i ka treguar katragjyshi dixhital? Dhe nuk shkruhet gjykac po gjykates, keshtu qe zotrote meso shqip njehere pastaj shkruaj per shpetimin e shpirtit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY