Rama shpërthen ndaj drejtorëve dhe mjekëve: Jeni të gjithë pis, na keni...

Rama shpërthen ndaj drejtorëve dhe mjekëve: Jeni të gjithë pis, na keni çuar 270 vjet pas

103
1
Shares

Në takim me drejtuesit e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik, të cilëve iu kërkoi dorëheqjen, kryeministri foli hapur se gjithë e keqja në sistemin shëndetësor është menaxhimi i spitaleve.
“Shëndetësia kërkon menaxhim të spitaleve në radhë të parë. Të gjitha të dhënat, qoftë të marra në rrugë zyrtare, qoftë të marra nëpërmjet ankesave të publikut flasin për një nivel menaxhimi të pa papranueshëm. Spitalet tona, një ndër shkaqet themelore dhe të pathëna edhe për një dozë të madhe negativiteti me të cilën është ngarkuar figura e mjekut vjen nga keqmenaxhimi i spitaleve. Mjekët kanë përgjegjësinë e tyre, por është detyrë e menaxhimit që t’i motivojë, të mos mjaftohet me deklarata shtypi keqardhje kur sulmohet një mjek, që është fenomen barbarie”, u shpreh kryemsitri.
Sipas kryeministrit, mungesa e pastërtisë në spitalet tona është pikërisht përgjegjësi e atyre që i menaxhojnë spitalet. Ai nuk nguroi të thotë se ashtu si godinat edhe drejtorët janë bërë pis.
“Kjo është plagë e trashëguar, por pastërtia është A-ja. Nuk besoj se spitalet para viteve 90-të ishin shëmbëlltyrë e ultrafinancimit, por po të krahasosh nivelin e higjienës pastërtisë dhe nivelit të gatishmërisë nuk jemi 27 vjet para, por 270 vjet pas”, shtoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Me pis nga te gjithe eshte bashkeshorti i asaj qe ke ne krah..Perlat Kapisyzi, drejtor i spitalit Shefqet Ndroqi. Te shohim a do ta heqesh ate superpisanjosin.!

LEAVE A REPLY